Flash News

KRYESORE

Lidhja me Ramën “shumë më e tmerrshme” sesa me oligarkun rus, ç’thonë zyrtarët e FBI për McGonigal

Lidhja me Ramën “shumë më e tmerrshme” sesa me

Skandali McGonigal dhe përfshirja e kryeministrit Edi Rama vijon të jetë në fokus të mediave të huaja.

CNN i ka kushtuar një tjetër artikull kësaj çështjeje, ku thekson se zyrtarët, por edhe ish-zyrtarët e FBI konsiderojnë më të rëndë përfshirjen e McGonigal për të dëmtuar opozitën shqiptare sesa ndihmën ndaj oligarkut rus, Deripaska.

Kjo sepse, Charles McGonigal ka marrë para për të lobuar kundër opozitës në vitin 2017, kur ai ishte ende pjesë e FBI-së. Kujtojmë që ai u largua nga FBI në 2018-ën.

Personi që është përdorur si lobist nga Edi Rama është Agron Neza.

“Për disa zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë, sjellja e McGonigal ndërsa ai ishte ende duke punuar në byro është shumë më e tmerrshme, sesa akuzat kundër tij në lidhje me Deripaskën që u zhvilluan pasi ai kishte dalë në pension”, shkruan CNN.

Të fundit