Flash News

KRYESORE

Mediat ndërkombëtare jehonë protestës së opozitës: Policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë ndaj protestuesve

Mediat ndërkombëtare jehonë protestës së opozitës:

Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë protestës së opozitës, e cila u zhvillua para Kryeministrisë mes tensioneve të provokuara nga policia.

Anadolu shkruan se “opozita në Shqipëri ka vazhduar protestat antiqeveritare duke kërkuar dorëheqjen e Ramës, ndërkohë që protesta është shoqëruar me tensione dhe përplasje.”

“Gjatë protestës nuk pati fjalime nga përfaqësuesit e opozitës, ndërsa protestuesit marshuan dhe gjatë marshimit të protestuesve filluan edhe tensionet, pasi forcat e policisë nuk kanë lejuar protestën para selive të ministrive, duke shpërndarë protestuesit me gaz lotsjellës dhe ujë”, shkruan Anadolu.

Mediat ndërkombëtare jehonë protestës së opozitës: Mediat ndërkombëtare jehonë protestës së opozitës:

Edhe Reuters ka ndarë disa imazhe nga protesta, ku mijëra qytetarë u mblodhën për të shprehur revoltën e tyre kundër qeverisë.

“Protestuesit mblidhen jashtë ndërtesës së kryeministrisë për të protestuar kundër qeverisë së Edi Ramës dhe për të kërkuar dorëheqjen e tij pas thirrjes së opozitës kryesore në Tiranë. Opozita ka bërë thirrje për protesta, duke akuzuar qeverinë për korrupsion”, shkruan Reuters.

Media të tjera si Deutsche Welle kanë raportuar përmes videove momente nga protesta dhe hedhja e gazit lotjsellës ndaj protestuesve.

Të fundit