Flash News

KRYESORE

Nga akuzat e Berishës te lidhjet financiare, ç'fshihet pas videos së Dumanit me Andon Pangon

Nga akuzat e Berishës te lidhjet financiare, ç'fshihet pas

Publikimi i një videoje ku shfaqet ish-kreu i SPAK, Altin Dumani, në një drekë familjare dhe atmosferë miqësore ku i pranishëm është edhe biznesmenhi Andon Pango, ka theksuar më tepër akuzat politike që janë artikuluar së fundmi ndaj tij.

Videoja po qarkullon në media dhe rrjete sociale në një kohe kur kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka intensifikuar sulmet ndaj Dumanit, duke e akuzuar për fshehje pasurie, kontradikta në procesin e vetingut dhe lidhje të dyshimta financiare.


Gjatë deklaratës së mbajtur para ambienteve të SPAK, Berisha publikoi sot dokumente që, sipas tij, tregojnë mospërputhje mes deklarimeve të Altin Dumanit gjatë vetingut dhe dokumentacionit zyrtar mbi truallin ku është ndërtuar vila ku ai banon.

Sipas kreut të PD-së, vila ku banon Dumani është deklaruar si e ndërtuar dhe e banuar që në vitin 2000, ndërkohë që dokumente të tjera shtetërore, sipas interpretimit të tij, tregojnë se trualli rezultonte ende tokë bujqësore në vitin 2004.

Berisha përmendi edhe një deklaratë noteriale të familjes së bashkëshortes së Dumanit, ku thuhet se financimi për ndërtimin e banesës ishte siguruar nga donacione të marra në vitet 1999-2003. Ai pretendoi gjithashtu se një pjesë e dokumentacionit të paraqitur gjatë procesit të vetingut është tërhequr më pas nga dosja.

Në këtë klimë akuzash, rikthehet në vëmendje vidoe ku Dumani shihet pranë Andon Pangos.

Kjo për faktin se emri i Pangos është përmendur më herët edhe në raportime mediatike lidhur me marrëdhënie pronësore dhe financiare me ish-kreun e SPAK.

Sipas dokumenteve dhe raportimeve të publikuara ndër vite në media, në vitin 2006 Altin Dumani ka blerë një apartament pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, me një vlerë të deklaruar rreth 50 mijë euro. Në këto raportime pretendohet se pjesa më e madhe e shumës është mbuluar përmes kredie bankare, ku garantues ka qenë vetë Andon Pango, personi që shiste apartamentin.

Po sipas këtyre raportimeve, marrëdhënia mes tyre nuk ka mbetur vetëm në një transaksion të vetëm pronësor, por është shtrirë edhe në vite të tjera përmes aseteve dhe marrëdhënieve financiare.

Andon Pango është njohur prej vitesh si ndërtues dhe investitor në tregun e pasurive të paluajtshme në Tiranë, ndërsa emri i tij është përmendur në disa raste edhe për çështje që lidhen me leje ndërtimi dhe problematika urbanistike. Ndërkohë, ai rezulton i dënuar për mashtrim financiar me vlerë rreth 500 mijë euro, një vendim që sipas raportimeve mediatike ende nuk është ekzekutuar.

 

Të fundit