Flash News

KRYESORE

Përfundon protesta e opozitës, Berisha: Nëse mocioni nuk bëhet në Kuvend, do bëhet në Surrel

Përfundon protesta e opozitës, Berisha: Nëse mocioni nuk

Protesta e opozitës është mbyllur me fjalën e kryetarit të PD-së, Sali Berisha.  Kreu i kësaj force politike mori fjalën pasi zëvëndës kryetarja, Ermonela Felaj vendosi që mocioni për debat i radhës të bëhet më 2 mars, një ditë para protestës së opozitës.

Berisha u shpreh se po nuk u bë mocioni për debat në parlament atëherë do bëhet në Surrel.

"Tani, le të betohemi këtu, në emër të të gjithë atyre që përfaqësojmë, po nuk u bë mocioni me debat në parlament, do bëhet në Surrel. Paqësor, urtë e butë! Por simboli, shpella e të keqes është Surreli. Ai nuk pranon të vijë këtu, ndaj ne do shkojmë aty ku struket ai. Paqësisht do ia numërojmë të gjitha këto të mocionit. Surreli do jetë objekt i revolucionit paqësor. Shkojmë aty karshi dhe i themi: kemi 13 pyetje o sulltan. Revolucioni nuk ndalet, por të jeni të sigurt që do fitojmë!"

Të fundit