Flash News

KRYESORE

Premtimi nën zë i Ramës për më shumë kulla dhe një Tiranë të betonizuar

Premtimi nën zë i Ramës për më shumë kulla dhe

Tirana është kthyer në një qytet të betonizuar, pasi qeveria Rama vijon të japë tendera dhe të paguajë miliona euro për të ngritur kulla të larta. Raporte të ndryshme kanë sugjeruar se kullat po përdoren nga ndërtuesit për të pastruar paratë e krimit, fakt që vetë kryeministri e ka mohuar disa herë.

Mbrëmë i ftuar në emisionin “Opinion”, Rama tha se aktualisht janë shumë pak kulla, duke shprehur vullnetin për të shtuar sa më shume beton dhe “qiellgërvishtëse” në kryeqytet.

“E para punës një herë janë pak akoma. Kulla nuk janë godinat 13-14-15 kate. Kulla janë godina mbi 20 kate dhe faktikisht janë pak”, tha Rama.

Për kryeministrin, kullat e ngritura i kanë dhënë energji Tiranës dhe e kanë kthyer në një destinacion turistik për arkitekturën.

“E para njëherë këto kulla i kanë dhënë një energji komplet tjetër qytetit. Tirana është bërë sot një qytet ku ndërtojnë arkitektët nga më të mirë të botës. Tirana nesër do të jetë destinacion turistik edhe për arkitekturën. Do vijnë njerëzit të shohin kullat në Tiranë. Ka një pjesë të turizmit që është turizëm për arkitekturën dhe këtu janë disa nga arkitektët më të mëdhenj të botës që ndërtojnë, që projektojnë”, deklaroi Rama.

Në fakt, kullat më shumë se një atraksion turistik janë kthyer në vetëizolim për Tiranën. Kjo për shkak se pallatet po ndërtohen aq ngjeshur me njëri-tjetrin sa edhe ku ndodhin fatkeqësi siç ishte përfshirja nga flakët e pallatit 10-katësh tek Rruga e Kavajës, marrin përmasa të mëdha.

Djegia e pallatit rrezikoi edhe pallatin “fqinj” për shkak se dy ndërtesat ishin vendosur shumë pranë njëra-tjetrës.

Ne deklaratën e tij për emisionin e Fevziut, Rama tha se ndërtesat që po ngrihen në Tiranë nuk janë kulla, pasi sipas tij të tilla quhen vetëm ato që kanë 20 kate e më shumë. Por, nëse i hedhim një sy godinave të ngritura në Tiranë, vërtetojmë se ato mund të quhen lirisht e me fakte kulla sepse janë më shumë se 20 kate dhe jo 13, 14, 15 kate sa deklaron kryeministri.

Kullat e ndërtuara dhe në ndërtim

Kulla Ekspozita, kullë 24-katëshe në zonën e ish-ekspozitës Shqipëria Sot, përgjatë lumit Lana.

Kulla 30-katëshe si vazhdim i Hotel Tiranës, në Sheshin Skënderbej

Downtown Tirana, kullë rreth 40 katëshe përgjatë bulevardit Gjergj Fishta, pranë Rrugës së Elbasanit

Pylli Vertikal, kullë 24-katëshe krah kullës tjetër Ambasador 3 pas Stadiumit Air Albania, projektuar nga Stefano Boeri.

Eyes of Tirana, kullë 26 katëshe në anën perëndimore të Sheshit, në fillimin e rrugëve të Kavajës dhe të Durrësit

Book Building, kullë 20-25-katëshe pas Sahatit të Tiranës dhe ndërtesës së Bashkisë, pjesë e një projekti zhvillimi me disa ndërtesa

West Residence, kompleks disa katësh pas Presidencës, projektuar nga Stefano Boeri

Blloku Cube, kompleks shumëfunksional në kryqëzimin e rrugëve Pjetër Bogdani e Vaso Pasha në Bllok, projektuar nga Stefano Boeri

MET Building Tirana mes Katedrales Katolike dhe ish-Hotel Dajtit, përgjatë Lanës

Garden Building, kompleks 24-katësh, përgjatë Rrugës së Kavajës, në vendin ku ndodhej ish-Muzeu i Shkencave të Natyrës, pranë kryqëzimit të 21 Dhjetorit

Tirana’s Rock, kullë 85 metra e lartë, 25 kate, krah Hotel Tiranës, buzë fillimit të Rrugës së Dibrës

Kulla 24 katëshe e Stadiumit Air Albania, e përfunduar

Të fundit