Flash News

KRYESORE

Qeveria nuk tërhiqet, nis ndërtimi i instalacionit 3.6 mln euro tek Kryeministria

Qeveria nuk tërhiqet, nis ndërtimi i instalacionit 3.6 mln euro tek

Qeveria nuk u tërhoq nga instalacioni 3.6 milionë euro ose i quajtur ndryshe “Parku Eden”, i cili do të vendoset tek Kryeministria. Ndërtimi i instalacionit ka nisur, siç shihet edhe në fotot që Politiko.al, ka siguruar.

Projekti ka të bëjë me një strukturë druri që do të ndërtohet në oborrin e brendshëm të Kryeministrisë dhe që do të shërbejë për konferenca, por edhe për argëtimin e ministrave të qeverisë apo të ftuarve.

Qeveria nuk tërhiqet, nis ndërtimi i instalacionit 3.6 mln euro tek Qeveria nuk tërhiqet, nis ndërtimi i instalacionit 3.6 mln euro tek

Instalacioni u prit me debate pasi plani u shpalos në një kohë që qeveria po diskutonte vendosjen e fashës 800 kWh, për shkak të shpenzimeve të shumta të energjisë me të cilën po përballej vendi. Teksa reagimet e shumta publike bënë që procedura të pezullohej përkohësisht ajo u vijua duke u mbyllur në janar të vitit 2023.

Por, siç duket qeveria nuk është tërhequr dhe ka vendosur që 3.6 milionë euro t’i shpërdorojë me argëtime, hapësira të lëvizshme, konferenca në natyrë.

Kryeministri Edi Rama, asokohe, mohoi që qeveria të kishte shpenzuar nga buxheti për instalacioni, por sipas tij ishte një projekt energjie i rinovueshëm për mjedise pune.

“Nuk bëhet fjalë për një vepër arti por një projekt energjie të rinovueshme vetëm për mjedise punë. Është diçka që bëhet për të qenë aty. Teoria që duhen ndalur investimet se kemi situatë krize është për të manipuluar njerëzit , por nuk funksionon në këtë mënyrë. Këtu bëhet fjalë për të krijuar vende të reja pune dhe atraksione që sjellim më shumë njerëz dhe më shumë konsumatorë, duke pasur edhe më shumë të ardhura”, tha Rama.

Të fundit