Flash News

KRYESORE

Rama hesht, Basha kërkon drejtësi në "emër" të tij

Rama hesht, Basha kërkon drejtësi në "emër"

Kreu i demokratëve, Sali Berisha, u tregua i drejtpërdrejtë me Edi Ramën mbrëmjen e djeshme, kur SPAK e akuzoi për korrupsion pasiv mbi privatizimin e ish-kompleksit Partizani duke i caktuar “detyrim paraqitje”.

Kur kanë kalua gati 22 orë nga akuzat që Berisha i drejtoi Ramës, ky i fundit, siç nuk është mësuar ndonjëherë të bëjë, ende s’ka bërë asnjë reagim. Madje as Taulant Balla i cili mbronte me zë dhe figurë në çdo deklaratë akuzat ndaj Berishës për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Megjithatë, kur në radhët e mazhorancës nuk ka reagim, në ‘emër’ të tyre flet Lulzim Basha. Në një postim në Facebook, njeriu që ka marrë 500 mijë dollarë nga Rusia, kërkon që SPAK-u të çojë para drejtësisë të korruptuarit.

Madje, Basha shkon më tej kur thotë “qytetarë të varfër, korrupsion i lartë”.

"Sot isha në Dibër ku pash nga afër shqetësimet e tregtarëve për rritjen e çmimeve dhe rënien e fuqisë blerëse të qytetarë që, me buxhetin e vogël në dispozicion, nuk arrijnë të plotësojnë të gjitha nevojat e tyre. Ky është realiteti prej vitesh – thonë tregtarët. Kjo ka ndikuar në largimin masiv të rinisë duke pamundësuar edhe shfrytëzimin e sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë në këtë zonë.

Ata përballen me vështirësi të shumta, që nga mungesa e mbështetjes për shtresat e varfra, për sektorin e bujqësisë e blegtorisë, mungesa e tregut dhe vendeve të punës, çka ka sjellë dhe rënie të fuqisë blerëse. Qytetarë të varfër, korrupsion i lartë. Ky është realitetit sot në Shqipëri që po detyron shqiptarët të largohen nga vendi. Prandaj sot është jetike t’i jepet fund pandëshkueshmërisë. Të korruptuarit duhet të japin llogari para drejtësisë e paratë që u kanë marrë shqiptarëve t’u kthehen mbrapsht. Paratë që sot shkojnë në xhepat e pushtetarëve të kthehen në të mira për qytetarët", shkruan Lulzim Basha në Facebook.

 

Të fundit