Skandale, arrestime dhe dorëheqje: Kadastra e Vlorës, vatra e korrupsionit që po shkrumbohet

Kadastra e Vlorës u mbyll pas vitesh të tëra skandalesh, hetimesh, denoncimesh dhe dështimesh të njëpasnjëshme institucionale, duke u kthyer në një nga shembujt më flagrantë të keqmenaxhimit të pronës publike në Shqipëri.
Vendimi për shkrirjen e saj nuk erdhi papritur. Ai është kulmi i një historie të gjatë ku vendimet e gjykatave nuk zbatoheshin, drejtuesit largoheshin njëri pas tjetrit, dhe ish-zyrtarë përfunduan në burg.
Vendim i Gjykatës së Lartë që nuk zbatohet
Një nga rastet më domethënëse që ekspozoi hapur dështimin e institucionit ishte moszbatimi i një vendimi të formës së prerë të Gjykatës së Lartë, për regjistrimin e 60 bashkëpronarëve të një pasurie prej 6094 m² në zonën e Ujit të Ftohtë, Vlorë.
Edhe pse gjykata u kishte dhënë të drejtë trashëgimtarëve ligjorë të Ismail Shehut, Agjencia Shtetërore e Kadastrës Vlorë refuzoi ta zbatojë vendimin, duke e mbajtur pronën të regjistruar vetëm në emër të 5 trashëgimtarëve, ndërkohë që në truall po ndërtohet një kompleks pallatesh.
Trashëgimtarët denoncuan publikisht se një ish-drejtor i Kadastres kishte pranuar se ishte kërcënuar me jetë për të bërë të pavlefshëm një vërtetim hipotekor ku ishin regjistruar 42 bashkëpronarë, duke nxjerrë një urdhër të brendshëm brenda një muaji.
Një institucion me 13 drejtues në 5 vite
Kadastra e Vlorës u shndërrua në një “fuçi baruti” për këdo që e drejtonte. Vetëm në 5 vitet e fundit, 13 drejtorë janë emëruar, shkarkuar ose kanë dhënë dorëheqjen.
Në vitin 2019, tre drejtorë u larguan brenda një muaji, pasi nuk arritën të zbatonin një tjetër vendim të Gjykatës së Lartë për një pronë në bregdet. Florian Almadhi dha dorëheqjen më 9 shtator, u zëvendësua nga Alteo Nazeraj që qëndroi më pak se 10 ditë, dhe më pas nga Elona Hodaj, e cila u largua në 9 tetor.
Edhe në vitet pasuese, situata nuk ndryshoi. Vetëm një vit më vonë, Kadastra ndërroi 7 drejtorë të tjerë, nga Taulant Canameti te Andi Binaj.
Emërime dhe shkarkime të shpejta në 2025
Në mars 2025, Erjon Galanxhi u emërua drejtor i Kadastrës së Vlorës, por qëndroi vetëm rreth tre muaj. Pas largimit të tij, drejtimin e mori Paola Sullaj, ndërsa në qershor 2025 u emërua Genc Deromemaj, i cili u largua në nëntor të po atij viti.
Ndërkohë, Erdet Mandi, një nga drejtuesit e fundit, u shkarkua me urdhër nga qendra pasi u kallëzua për shpërdorim detyre.
SPAK, kallëzime dhe hetime penale
Skandalet nuk mbetën vetëm në nivel administrativ. 8 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Kadastrës së Vlorës u kallëzuan në SPAK për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se kanë legalizuar një objekt duke cënuar truallin e Komunitetit Mysliman të Vlorës.
Në listën e të kallëzuarve përfshihen drejtues aktualë dhe ish-drejtues, përgjegjës sektorësh dhe specialistë, për të cilët janë konstatuar shkelje të rënda në dhënien e lejeve të legalizimit dhe titujve të pronësisë.
Në korrik 2025, Policia Gjyqësore, me urdhër të Prokurorisë së Vlorës, kreu kontrolle në zyrat e Kadastrës, duke sekuestruar dhe fotokopjuar dosje që lidhen me një pallat të papërfunduar, për të cilin po hetohet ligjshmëria e lejes dhe shitja e shumëfishtë e apartamenteve.
Alarmi i Dhomës së Avokatisë: “Vatër abuzimi”
Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë i kërkoi zyrtarisht SPAK-ut dhe Prokurorisë së Vlorës të hetojnë Kadastrën, duke e cilësuar atë si “vatër të keqmenaxhimit dhe abuzimit”.
Sipas avokatëve: ishte krijuar pasiguri juridike masive, ishindëmtuar rëndë qytetarët dhe bizneset, ekzistonin dyshime serioze për korrupsion, shpërdorim detyre dhe pengim të drejtësisë.
Arrestime që vulosën imazhin e institucionit
Në nëntor 2021, Gjykata e Apelit në Vlorë la në fuqi masën “arrest me burg” për ish-drejtorin e Kadastrës, Klodian Troci, i akuzuar si pjesë e një grupi kriminal për falsifikim dokumentesh pronësie në Himarë dhe Dhërmi.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti 65 mijë euro cash, ndërsa hetimet zbuluan një skemë të gjerë tjetërsimi pronash dhe grabitjeje dosjesh arkivore.
Nga skandalet te shkrirja
Të gjitha këto ngjarje – moszbatim vendimesh gjyqësore, rotacion absurd drejtuesish, kallëzime në SPAK, kontrolle, arrestime dhe denoncime publike – e çuan Kadastrën e Vlorës drejt kolapsit institucional.
Vendimi për shkrirjen e saj vjen si një pranim i heshtur i dështimit total të një institucioni që u kthye në simbol të korrupsionit me pronën.
Të fundit
“Truri i babait”, si e ndryshon atësia mendjen mashkullore
5 Qershor 2026, 21:44
Sekuestrohen 50 mijë euro të padeklaruara në doganën e Durrësit
5 Qershor 2026, 21:25
Qytetarja e martuar prej 30 vitesh në Tiranë, institucionet e nxjerrin beqare!
5 Qershor 2026, 21:19
Rama fajëson armiqtë e Trump për jehonën e Zvërnecit: Nuk i rruhej njeriu...
5 Qershor 2026, 20:56
Gardisti dhunon protestueses gjatë takimit të Ramës /VIDEO
5 Qershor 2026, 20:39
Protestë kundër Ramës edhe në Berlin
5 Qershor 2026, 20:14
Avokati i Metës: Nëse Rama nuk dëshmon, procesi nuk është i plotë
5 Qershor 2026, 20:01
Si bllokada detare amerikane i ka humbur Iranit 6 miliardë dollarë të ardhura nga nafta
5 Qershor 2026, 19:44
Gjyqi në GJKKO, Kryemadhi: Dosja bazohet në thashetheme, USB-ja me prova…
5 Qershor 2026, 19:24
Edhe pas krizës, nafta e shtrenjtë ende sfidë për Shqipërinë
5 Qershor 2026, 19:09
Policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe
5 Qershor 2026, 18:50
Aksident në Kombinat, makina përplas të miturin
5 Qershor 2026, 18:33
Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?
5 Qershor 2026, 18:27
Von der Leyen: Shqipëria të ndjekë shpejt Malin e Zi
5 Qershor 2026, 18:13
Këto shenja të zodiakut do të gjejnë dashurinë në qershor!
5 Qershor 2026, 18:01
Siguri e shtuar për vizitën e Ramës në Vlorë
5 Qershor 2026, 17:46
Kuqezinjtë humbasin një vend në renditjen e FIFA-s
5 Qershor 2026, 17:32
Policia heq 14 mole detare në Ksamil
5 Qershor 2026, 17:16
Aksidentohet urbani te Gjykata e Tiranës, disa të lënduar
5 Qershor 2026, 16:56
Belgjika shqyrton shitjen e bizhuterive mbretërore për të mbushur boshllëqet në buxhet
5 Qershor 2026, 16:45
Hetimi për korrupsion në Partinë Socialiste, kryeministri mohon akuzat: Nuk kisha dijeni
5 Qershor 2026, 16:14
Deputeti socialist Klevis Jahaj paraqitet në SPAK
5 Qershor 2026, 16:01
Foto/ Qindra qytetarë i japin lamtumirën Enea Mekollit
5 Qershor 2026, 15:39
Qytetari i vë thikën në qafë policit të Rrugores
5 Qershor 2026, 15:03
Studimi: Produktet e njëjta në markete në Shqipëri janë 83% më të shtrenjta se në Europë
5 Qershor 2026, 14:53
Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec
5 Qershor 2026, 14:19
Spiropali rendit problemet e qeverisjes: Pushteti po i tejkalon institucionet
5 Qershor 2026, 13:51
Berisha: Mbështesim protestën qytetare për Zvërnecin, por PD nuk përfshihet
5 Qershor 2026, 13:29
Protesta e bukur e shëmtuar
5 Qershor 2026, 13:10
Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore
5 Qershor 2026, 12:25
Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve
5 Qershor 2026, 11:38
Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho paraqitet sërish në SPAK
5 Qershor 2026, 11:02
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot
5 Qershor 2026, 09:49
Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë
5 Qershor 2026, 09:37
Dy makina përplasen në aksin Kardhiq–Delvinë, një i vdekur e 3 të plagosur
5 Qershor 2026, 08:35
Me alternime vranësirash, si parashikohet moti për sot
5 Qershor 2026, 08:20
Udhëkryqi që sjell protesta për Zvërnecin: Nga do t’ia mbajë Shqipëria
5 Qershor 2026, 08:09
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
5 Qershor 2026, 07:57
Hasimja: Shqipëria po humb një shans historik për integrimin në BE
4 Qershor 2026, 22:57
Senati amerikan miraton Eric Wendt për postin e ambasadorit të SHBA në Shqipëri
4 Qershor 2026, 22:30
Gazetarja: 43-vjeçari që vrau policin në Maliq ka qenë pjesë e forcave Komando
4 Qershor 2026, 22:10
Andoni Iraola është zyrtarisht trajneri i Liverpool
4 Qershor 2026, 20:52
U vra në krye të detyrës, familja refuzon varrimin e efektivit në Varrezat e Dëshmorëve
4 Qershor 2026, 20:26
Dridhet aeroporti i Vlorës/ Qeveria i vë gjobë 3 milionë lekë koncesionarit për vonesat
4 Qershor 2026, 19:18
BE do të japë 116 milionë dollarë ndihmë për ushtrinë libaneze
4 Qershor 2026, 18:12
Rrëzohet avioni në Kroaci, të paktën 4 persona të vdekur
4 Qershor 2026, 16:31
Berisha: Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi nga Berati
4 Qershor 2026, 16:26
Minatorët e Bulqizës vijojnë bojkotin e punës, kërkojnë rritje pagash
4 Qershor 2026, 16:17
Vrasja e efektivit në Maliq, shoqërohet në polici nëna e autorit të dyshuar
4 Qershor 2026, 16:06
Ish-shefi i policisë malazeze ndalohet të hyjë në Serbi
4 Qershor 2026, 16:05
Berisha në Kuvend: Zvërneci po jepet pa transparencë, Rama fshihet nga përgjegjësia
4 Qershor 2026, 15:55
Pas më shumë se 5 orësh, Igli Tare del nga ambientet e SPAK, ‘kyç’ gojën për mediat
4 Qershor 2026, 15:17
Momenti kur Gjesti hyn i armatosur në zyrat e shtëpisë diskografike
4 Qershor 2026, 15:03
Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
4 Qershor 2026, 14:33
Shalqiri, aleati i zemrës në verë
4 Qershor 2026, 13:56
Bordi vijon “ping pong” me çmimet e karburanteve, rritet sërish nafta
4 Qershor 2026, 13:39
Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!
4 Qershor 2026, 13:21
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
4 Qershor 2026, 13:14
Makina përfundon në kanal, banorët shpëtojnë babë e bir
4 Qershor 2026, 12:55
Berisha: Mbështesim çdo protestë, por nuk marrim autorësi, Rama mos bëjë anti-miting
4 Qershor 2026, 12:46
SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë
4 Qershor 2026, 12:39
Berisha flet jashtë Kuvendit: Kryeministri po shmang interpelancat, shkel Kushtetutën
4 Qershor 2026, 12:26
Video/ Pamje nga vendi i ngjarjes ku u vra polici në Maliq
4 Qershor 2026, 11:52
"Po i bëhet presion administratës", Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë
4 Qershor 2026, 11:33
Efektivi i plagosur në Korçë mbërrin te Trauma, ka marrë plagë në nofull dhe qafë
4 Qershor 2026, 11:26
SPAK troket te Igli Tare, ish-futbollisti përfshihet në dosjen Balluku
4 Qershor 2026, 11:16