Flash News

KRYESORE

Sylvinho largohet nga Kombëtarja, FSHF zbulon sot pasuesin

Sylvinho largohet nga Kombëtarja, FSHF zbulon sot pasuesin

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar zyrtarisht mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin brazilian Sylvinho, duke i dhënë fund aventurës së tij në krye të Kombëtares shqiptare.

Përmes një komunikimi për mediat, Federata Shqiptare e Futbollit bëri të ditur se në orën 10:00 do të prezantohet trajneri i ri në një konferencë për shtyp në “Shtëpinë e Futbollit”.

I emëruar në vitin 2023, braziliani la gjurmë te kuqezinjtë me kualifikimin historik në UEFA Euro 2024, ku Shqipëria e mbylli grupin eliminator në vendin e parë. Nën drejtimin e tij, Kombëtarja siguroi edhe play-off-in e 2026 FIFA World Cup, pasi e mbylli grupin pas Anglisë, por u ndal në gjysmëfinale nga Polonia.

Të fundit