Flash News

KRYESORE

“Do bëj avokatin e pronarëve”, zbardhet biseda e Berishës me ish-ministrin Ruli për privatizimin

“Do bëj avokatin e pronarëve”, zbardhet biseda e

Me urdhër të SPAK, u arrestua mbrëmjen e djeshme në aeroportin e Rinasit, Jamarbër Malltezi. Prokuroria e Posaçme caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për kryedemokratin Sali Berisha, nën akuzën e korrupsionit pasiv, akuzë të cilin Berisha e tha qartazi se është iniciuar politikisht.

Në dosjen e SPAK, zbardhet edhe një bisedë mes Berishës dhe Genc Rulit, asokohe ministër i Ekonomisë. Në bisedë flitet për ndryshimin e akteve nënligjore dhe metodologjisë së pagesës së vlerës së objektit, i cili më parë bëhej vetëm në lekë, dhe më pas parashikohej të bëhej20% në lekë dhe 80% në bono privatizimi dhe letra me vlerë.

Berisha i thotë Rulit se dëshiron të mbrojë pronarët dhe të bëjë avokatin e tyre. Lidhur me letrat me vlerë, Berisha shprehet se qeveria e tij do të shlyejë borxhin që ka pasi nuk mund të ketë një mandat të dytë kur nuk arrin t’i shlyejë borxhin pronarëve.

Biseda:

Genc Ruli: Jo, ankandi është veç doktor, por futëm 20% me lekë dhe 80% me letra me vlerë.

Sali Berisha: Bravo, jepe këtë njoftim, se edhe kjo përbën risi.

Ma thuaj, si ua keni vlerësuar letrat me vlerë juve këtyre? Unë do të mbroj pronarët, do të bej avokatin e tyre. Dmth si t’ia bëjmë që t’i favorizojmë, t’i marrin ato, se ia ke mbajtur tjetrit, ti e ke shfrytëzuar.

Sali Berisha: Letrat me vlerë ua kemi borxh se nuk i kemi shpërndare, duhet të gjejmë mënyrat që t’i ndihmojmë, t’i heqim këto letrat me vlerë. Këtë e kemi bërë shumë mirë, jam shumë dakord me ty, se nuk i marrim dot, absolutisht. Jepe këtë lajm, është një lajm shumë i rëndësishëm, që u miratua, që 80 për qind ta paguajnë me letra me vlere vetëm pronarët. Ai borxh do të shlyhet qeveria ka borxh, ma gjej ti mua mënyrën sesi ta shlyejmë, unë me atë borxh nuk rri, unë do ta shlyej po qe se shqiptarët më japin mandatin e dytë, unë ta them se do t’ua shlyej borxhin unë atyre letrave, do t’ju qëndroj se kanë një sens ato të shpërndarjes së pasurisë, kanë një bazë shumë morale, shumë të fuqishme, tjetër punë se tani nuk po merret kush me këto në botë, por ne do të merremi, nuk kemi se çfarë të bëjmë.

“Do bëj avokatin e pronarëve”, zbardhet biseda e

Të fundit