Flash News

E-TJERA

Video/ "Digjen" miliona eurot e Veliajt pranë RTSH-së

Video/ "Digjen" miliona eurot e Veliajt pranë RTSH-së

Një kontratë koncesionare 430 milionë euro për djegien e mbetjeve në incenerator nuk mjafton që  per të djegur të gjitha mbetjet.

Në mes të "Tiranës moderne" të Erjon Veliajt, përpara Radio Televizonit Publik koshat e mbetjeve të riciklueshme shërbejnë për të ekzekutuar plehrat.

Siç shihet nga pamjet e mëposhtme të mbërritura në redaksinë e "Politiko", koshave i është vënë flaka duke shkaktuar tym dhe ndotje në kryeqytetin evropian të sportit.  


Teksa Veliaj paguan 29 euro për ton/mbetje që depozitohen me qëllim incenerimin e tyre në inceneratorin që do të ngrihej në landfillin e Sharrës dhe i jep privatit 1 mln euro për pastrimin e sheshit “Skënderbej”, duket se për një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës nuk ka fonde të mbledhë mbetjet.

Projektet e inceneratorëve do të mbahen mend për numrin e lartë të zyrtarëve publikë që shkuan para drejtësisë, por në të njëjtën kohë edhe si një precedent që, pavarësisht veprave penale që shkaktuan, u financuan nga buxheti i shtetit me taksat e shqiptarëve, në injorim të plotë të moralit qeverisës dhe ligjeve të shtetit.

Sakaq pagesat progresive që u dhanë nga thesari i shtetit për të tre inceneratorët, Elbasanit, Fierit dhe Tiranës, kapin vlerën totale 11 miliardë lekë (103 mln euro) deri në fund të qershorit 2023, sipas të dhënave zyrtare nga Thesari i Ministrisë së Financave që raportohen nga “Open Data Albania”.

Të fundit