Flash News

KRYESORE

Video/ Rama del huq, kryeministrja japoneze i shmang puthjen e dorës

Video/ Rama del huq, kryeministrja japoneze i shmang puthjen e dorës

Marrëdhënia e ngrohtë e kryeministrit Rama me homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, bëri bujë në mediat vendase dhe ndërkombëtare, pasi dyshja shfaqeshin të afërt në takimet e tyre zyrtare dhe jo vetëm.

Kryeministri, i cili e ka quajtur shpesh Melonin “motër”, kalonte përtej vijës që i jep kostumi i një kryeministri, duke iu ulur në gjunjë Giorgia Melonit, e në disa raste, duke i puthur duart.

Mirëpo, ky model nuk i ka ecur në Japoni. Pas përfundimit të vizitës zyrtare në Tokyo, Rama kërkoi të përshëndetej në mënyrë të veçantë me kryeministren e Japonisë, Sanae Takaichi.

Ai tentoi t’i puthte duart njësoj siç ka bërë më herët, por homologia japoneze u distancua duke i treguar Rama se nuk mund ta kalojë vijën e kuqe që i jep kostumi i kryeministrit.

Të fundit