Flash News

KRYESORE

'Washington Examiner' godet Ramën: Shqipëria, kërcënimi më i ri i narko-shtetit në botë

'Washington Examiner' godet Ramën: Shqipëria,

Një artikull i fortë kritik ndaj qeverisë shqiptare ka ngritur alarmin për situatën në Shqipëri, duke e krahasuar vendin me Libanin e viteve të errëta të kontrollit mafioz dhe ndikimit të huaj.

Në analizën e Michael Rubin të botuar në “Washington Examiner” thuhet se Shqipëria po shndërrohet gradualisht në një nyje të krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe trafikut të drogës në Europë, ndërsa kryeministri Edi Rama akuzohet se ka krijuar një model qeverisjeje të ngjashëm me atë të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.

Sipas artikullit, legalizimi i kultivimit të kanabisit ka shërbyer si mbulesë për pastrimin e parave të drogës, ndërsa Shqipëria përmendet si një qendër për heroinën, kokainën dhe metamfetaminat.

Në shkrim përmendet edhe SPAK, i cili cilësohet si një strukturë që, sipas autorit, po përdoret kundër kundërshtarëve politikë të Ramës.

Pjesë nga analiza:

Megjithatë, fakti që Qiproja është ishull e kufizon përdorimin e saj për disa qëllime. Trafikantët e drogës mund të vendosen në zonat e pushtuara, por roja bregdetare qipriote dhe marina greke mund të pengojnë shpërndarjen e mëtejshme.

Kjo mund të jetë arsyeja pse Turqia po i kthen gjithnjë e më shumë sytë nga Shqipëria. Vendi i vogël ballkanik nuk është i panjohur për krimin e organizuar, por kryeministri aktual Edi Rama, sipas autorit, e ka çuar kriminalitetin në një nivel tjetër. Legalizimi i kultivimit të marijuanës ka shërbyer si mbulesë për pastrimin e parave të drogës, ndërsa Shqipëria po shndërrohet në një qendër evropiane të drogës, jo vetëm për marijuanën, por edhe për heroinën, kokainën dhe metamfetaminat.

Rama konsultohet shpesh me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, të cilin e merr hapur si model. Ashtu si Erdogan dhe rrethi i tij, edhe Rama dhe aleatët e tij fitojnë para përmes konfiskimit të tokave për zhvillim. Ata që i dalin kundër — ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj — sipas autorit, përballen me akuza të sajuara nga SPAK, të cilin ai e përshkruan si një forcë “oruelliane” kundër korrupsionit që po vepron gjithnjë e më shumë si milici private e Ramës. Ambasadorët amerikanë të njëanshëm dhe marrëveshjet e pasurive të paluajtshme me Alex Soros dhe Jared Kushner i japin Ramës një ndjenjë pandëshkueshmërie.

Ajo që ndodh në Shqipëri nuk do të mbetet vetëm në Shqipëri. Ashtu si Libani ra në kaos, goditja e qëllimshme ndaj kundërshtarëve të Ramës dhe mbështetësve të qeverisjes së pastër po zhgënjen qytetarët që dikur ishin ndër më pro-amerikanët në Evropë. Krimi i organizuar dhe ekonomia e drogës u japin kriminelëve dhe terroristëve një bazë në Evropë. Ashtu si Assad mbështeste terroristët në Liban duke ruajtur mundësinë e mohimit, autori paralajmëron se Erdogan mund të bëjë së shpejti të njëjtën gjë në Shqipëri.

Shqipëria mund të duket e vogël, por Rama përfaqëson një gangrenë që duhet amputuar para se helmi i saj të përhapet.

Të fundit