Flash News

KRYESORE

‘Kur goditet rritet’, Rama rikthen në kopshtin e kryeministrisë kërpudhën që u shkatërrua me molotov gjatë protestës së opozitës

‘Kur goditet rritet’, Rama rikthen në kopshtin e
Kryeministri Edi Rama ka rikthyer para kryeministrisë “Kërpudhën Gjigante me Tri Pjesë”, e cila u dëmtua vjet gjatë një proteste të opozitës. Këpudha është e vendosur në kopshtin e selisë së qeverisë, kjo një vepër arti, dhuruar nga autori Carsten Höller. Në një postim në Instagram, ku publikon edhe pamje të saj Rama jep edhe një mesazh për opozitën: “kur goditet rritet, kështu që kush e sulmon duhet ta mësojë se vetëm e lartëson.” Mesazhi i plotë i Ramës Pas shkatërrimit të saj nga molotovarët e pranverës së shkuar, KËPURDHA e artisit të mirënjohur bashkëkohor Carsten Holler, dhuruar prej tij nga cikli i koleksionit të famshëm të disa muzeve prestigjozë të botës, është rikthyer në vendin e vet 1 m më e lartë se ç'ishte😍 *karakteristika e kësaj këpurdhe është se kur goditet rritet, kështu që kush e sulmon duhet ta mësojë se vetëm e lartëson🍄🤩

Të fundit