Kush janë emrat e veteranëve të UÇK-së që Serbia i dërgoi Interpolit; lista

Shteti serb ka dërguar listë në Interpol me disa emra të veteranëve të luftës. Edhe pse kanë kaluar dy dekada nga ajo kohë veteranët nuk po munden të udhëtojnë të lirë. Kjo si pasojë e kësaj liste me emra të dërguar nga shteti serb në Interpol.

Televizioni 7 ka siguruar një listë që përmban 18 emra të veteranëve të luftës e që figurojnë në listën e Interpolit.

Aty shihen edhe disa emra të ish-komandantëve të luftës, si ai i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ai i ish-kryetarit të Lipjanit, Shukri Buja që ishte komandant i zonës operative në Nerodimë.

Në këtë listë është edhe emri i Shpejtzim Demirit, i cili në vitin e kalur kishte qëndruar 5 muaj në një burg të Holandës, e më pasi ishte liruar dhe shteti holandez i kishte kërkuar falje.

Ndërsa, me datën 2 të këtij muaji, në kufi me Shqipërinë, ishte ndaluar edhe veterani i luftës, Murtez Kastrati. Kastrati kishte qëndruar disa orë në paraburgim dhe më pas ishte liruar.

Ndërkohë, nga OVL-UÇK tregojnë se kjo listë është rifreskuar dhe se nuk besojnë që ekziston mundësia e ekstradimit. Haradinaj e sheh si të pakuptimtë këtë listë të interpolit pasi po funksionon Gjykata Speciale.

Nga Organizata e veteraneve të luftës thonë se kanë biseduar me përfaqësues të Qeverisë, dhe se shumë shpejt do të mbahet një takim ku do të diskutohet për këtë problem.

Televizioni 7 gjatë ditës ka dërguar pyetje edhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme, por që të njejtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Më poshtë lista e plotë:

Ramush Haradinaj
Tomor Morina
Sinan Morina
Ardian Duraku
Vitor Zefaj
Mahmut Ukshini
Besim Vokshi
Fadilj Suljevic
Shpejtzim Demiri
Qamil Pajaziti
Azem Olluri
Faruk Noshaj
Muharem Gashi
Bujar Bobani
Rabit Aliji
Shykri Buja
Fadil Kastrati
Murtez Kastrati