Flash News

KRYESORE

Lela: Pse, duke i thënë JO 'Skënderbeut' socialistët shkodranë i dhanë të drejtë opozitës

Lela: Pse, duke i thënë JO 'Skënderbeut'

Marsel Lela, në një editorial për Politiko.al (i plote ketu), u jep kredite socialistëve shkodranë për 'rebelimin' kundër kryeministrit Rama. Me nota ironike, Lela e quan një 'Jo për Skënderbeun' këtë reagim të PS së Shkodrës, dhe shton se protesta nga brenda i jep të drejtë edhe opozitës e cila, kërkon zgjedhje, jo pa socialistët, por pa Ramën kryeministër.

Shkruan Lela:

Kundërshtimi i një vendimi politik, që ishte marrë vetëm nga Edi Rama, për të emëruar drejtuesit e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, pa pyetur degën e PS-së të këtij qyteti, është një akt që tregon se ka akoma socialistë që nuk janë fotokopja e kryetarit të tyre.

(Janë vetë socialistët e Shkodrës, që me veprimin e tyre përligjin edhe kërkesën kryesore të opozitës: largimin e kryeministrit. Ata nuk kërkojnë zgjedhje pa socialistët, por vetëm pa Ramën).

Të fundit