Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Marsel Lela
Ngjarja e ndodhur në Shkodër pak ditë më parë gjatë mbledhjes për konstituimin e Këshillit Bashkiak të këtij qyteti, na tregoi dy faqe të fytyrës së Partisë Socialiste, njëherësh forca politike që drejton Shqipërinë prej gjashtë vjetësh.
Faqja e parë, ajo e zeza, ishte njëanshmëria me anë të të cilës u vendos që në krye të herës se kush do ta drejtonte Bashkinë e Shkodrës, e më pas, me po të njëjtën njëanshmëri, se kush do ta drejtonte Këshillin Bashkiak.
Në kushtet kur kryetari i PS-së dhe i qeverisë, Edi Rama, është personi që vetë propozon, vetë firmos e vetë vulos, është e tepërt të rrimë e të merremi me faktin përse nuk ua vuri veshin qytetarëve shkodranë që protestonin para mureve të Universitetit ‘Luigj Gurakuqi’ ku zhvillohej mbledhja, kundër asaj farse që PS ua ofroi ditën për diell.
Edhe më e tepërt është t’i kërkosh partisë në pushtet të dëgjojë zërin e opozitës, kur ajo nuk arrin, ose nuk don të dëgjojë as zërin e ‘brendshëm’, atë të përfaqësuesve të saj në Shkodër.
E gjendur mes protestës së demokratëve jashtë dhe asaj të socialistëve brenda, PS zgjodhi sërish të dëgjonte të njëjtin zë që dëgjon prej gjashtë vitesh.
Faqja tjetër, ajo e bardha, ishte pikërisht kjo protestë e socialistëve shkodranë, të cilët nuk pranuan të bëheshin furça bojnash në duart e kryeministrit-piktor që e lyen-ngjyen Shqipërinë sipas shëmbëlltyrave të veta.
Kundërshtimi i një vendimi politik, që ishte marrë vetëm nga Edi Rama, për të emëruar drejtuesit e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, pa pyetur degën e PS-së të këtij qyteti, është një akt që tregon se ka akoma socialistë që nuk janë fotokopja e kryetarit të tyre.
(Janë vetë socialistët e Shkodrës, që me veprimin e tyre përligjin edhe kërkesën kryesore të opozitës: largimin e kryeministrit. Ata nuk kërkojnë zgjedhje pa socialistët, por vetëm pa Ramën).
Kësisoj, Shkodra i bën një nder të madh socialistëve të Shqipërisë sepse u kthen atyre dinjitetin e nëpërkëmbur. Gjithashtu, u jep një leksion demokracijet ministrave dhe funksionarëve të lartë socialistë në qeveri, të cilët punëm më të mirë që bëjnë është, lepe-peqe, të zbatojnë urdhrat e shefit suprem.
Të parëve u kujton se Partia Socialiste nuk është vetëm një mbledhje nomenklaturash që përfundon me një, “nuk duam as bukë, as ujë, vetëm ju mos u zini”.
Ndërsa të dytëve u jep zemër, se kur vihet në lojë dinjiteti dhe integriteti i një force politike, mund t’i thuhet jo edhe ‘Skënderbeut’.