Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Leyla Moses-Ones: Mungesa e gjykatave, rezultat i suksesit të vettingut
Zv/ambasadorja amerikane në Tiranë, Leyla Moses-Ones ishte sot e pranishme në një aktivitet me rastin e miratimit te Reformës në Drejtësi 3 vite më parë.
Mungesën e Gjykatës së Kushtetuesë dhe atë të lartë, ajo e shikon si rezultat i funksionimit të vettingut, që sipas saj, ka larguar nga sistemi gjyqtarët e korruptuar.
“Votimi 3 vite më parë ishte unanim, të gjithë votuan për të bërë ndryshime historike, që tregun se çfarë mund të bëjnë politikanët shqiptarë kur bëhen bashkë. Ata patën vizionin të luftonin bashkë korrupsionin dhe të ecnin para drejt integrimit në BE.
Kjo ishte 3 vite më parë, shumë gjëra kanë ndodhur që atëherë. Shqipëria nisi procesin e vettingut, nisi modeli i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorrëve, u krijua ONM, një numër i madh janë rivlerësuar, disa e kanë kaluar dhe shumë kanë dështuar në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese.
Disa thonë që ky është problem, por kjo tregon se rivlerësimi po funksionon, se ishte i nevojshëm, pasi drejtësia ishte e kapur nga korrupsioni dhe ata që punojnë në hije për ta kapur Shqipërinë.
Sot 3 vjet më pas kemi një Këshill të Lartë të Prokurorisë dhe një Këshill të Lartë Gjyqësor. Po punojnë për gurin e çmuar të kurorës së reformave, krijimin e SPAK” ,deklaroi Leyla Moses-Ones ndër të tjera.