Flash News

KRYESORE

Liverpool ndan skuadrën përgjysmë për të luajtur dy ndeshje në 24 orë

Liverpool ndan skuadrën përgjysmë për të luajtur dy

Liverpool do të hyjë në histori duke e ndarë skuadrën në dy pjesë për të luajtur dy ndeshje brenda 24 orësh. Skuadra e kuqe do të luajë çerekfinalen e Carabao Cup ndaj Aston Villas disa orë përpara gjysmëfinales së Kupës së Botës për klube. Bëhet fjalë për pas dy muajsh, 17 dhjetor dhe 18 dhjetor.

Ky është lajm i konfirmuar nga klubi dhe nga EPL. The Reds kanë një kalendar tepër të zënë dhe nuk mund të udhëtojnë brenda ditës nga Anglia në Katar për të luajtur dy ndeshje futbolli gjithsej. Kjo është arsyeja pse Liverpool do të ndahet në dysh.

Rreth 18 lojtarë do të luajë në Carabao Cup më 17 dhjetor, ndërsa 18 lojtarë të tjerë më 18 dhjetor në Kupën e Botës për klube. Sigurisht, trajneri Jurgen Klopp do të grumbullojë lojtarë nga moshat.

Të fundit