Flash News

KRYESORE

Marrëveshja për 'Zgjedhoren’, Bardhi: Qeveria të heqë gjendjen e jashtëzakonshme, t'i hapë rrugë zgjedhjeve

Marrëveshja për 'Zgjedhoren’, Bardhi: Qeveria të

Pas dakordësimit të opozitës jashtëparlamentare dhe maxhorancës për Reformën Zgjedhore, ka reaguar sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

Përmes një shënimi në Facebook, Bardhi thekson tre pika të rëndësishme sipas tij pas dëkordësimit:

1.Reforma zgjedhore nuk do të diktohet nga qeveria e votave të blera.

2.Vendimet për reformën zgjedhore do të marren me konsensus jashtë Parlamentit ilegjitim.

3. Parlamenti është vetëm noter formal i vendimeve të tryezës politike.

Ai nënvizon se po bëhet propagandë e ethshme për të mbuluar thelbin e asaj që u arrit me ndërmjetësimin e partnerëve ndërkombëtarë. Po ashtu nuk lë pa përmendur faktin që në tryezën e reformës mori pjesë edhe Damian Gjiknuri, duke ju referuar si ‘arkitekt i blerjes së votës’.

Po ashtu Bardhi i bëri thirrje qeverisë që të heqë gjendjen e jashtëzakonshme dhe t’u hapë rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme.

A do të preket çështja e sistemit? Basha: Jo në një drejtim tjetër, me “këpucë” të tjera

Në një tryezë me Gjiknurin dhe Hajdarin, tri kushtet e opozitës së bashkuar për Reformën Zgjedhore

Të fundit