Flash News

KRYESORE

A do të preket çështja e sistemit? Basha: Jo në një drejtim tjetër, me “këpucë” të tjera

A do të preket çështja e sistemit? Basha: Jo në një

Kreu i PD, Lulzim Basha u pyet sot nga gazetarët nëse do të preket çështja e sistemit gjatë diskutimit mbi Reformën Zgjedhore, pasi opozita e bashkuar mandatoi dy përfaqësuesit e saj, Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin për dakordësimin me palën tjetër.

Ai tha se është opozitës mbetet e hapur për për të diskutuar në mënyrë gjithëpërfshirëse me shqiptarët çfarëdo sistemi për zgjedhjet e ardhshme.

“Në emër të opozitës së bashkuar rikonfirmoj se jemi të hapur për të diskutuar në mënyrë gjithëpërfshirëse me shqiptarët çfarëdo sistemi dëshirojnë të aplikojnë për zgjedhjet e ardhshme. Por, praktika e 7 viteve të fundit ka treguar qartë se problemi kryesor i zgjedhjeve shqiptare ka qenë shitblerja e votës, përdorimi i parave të pista, bashkëpunimi me krimin dhe mosndëshkimi i krimeve elektorale. Ndaj, përgjegjësia jonë para shqiptarëve është të mos i hedhim hi syve se me një palë këpucë të tjera do të shkojmë në një drejtim tjetër, por bashkë me këto ndryshime esenciale tu japim mundësinë të shprehin për cilindo sistem zgjedhor që dëshirojnë”, u shpreh kryedemokrati.

Të fundit