Flash News

KRYESORE

Mbi 1 mijë qytetar firmosin peticioni, aktori Liçaj: Zoti i dha Ramës shenjë të bukur për ditëlindje

Mbi 1 mijë qytetar firmosin peticioni, aktori Liçaj: Zoti i dha

Aktroi Neritan Liçaj tha se godina e Teatrit Kombëtar i rezistoi sot lëkundjeve të tërmeteve, ndryshe nga disa godina të tjera. Liçaj e cilësoi këtë si një shenjë të zotit që ja dërgoi kryeministrit ditën e tij të lindjes.

“Ekzistenca ime varet nga unë dhe vetëm ai lart, ai lart sot dërgoi një shenjë shumë të bukur mbi të gjitha për Ramën, në ditën e ditëlindjes së tij.

Ajo shenjë ishte që kjo nëna jonë e vjetër e plakur na doli më e fortë se ato nuset e reja, parlamenti, ministritë.

Lart në qiell është Nënë Tereza që ka një shenjë të bukur: Kemi harruar se i përkasim njëri-tjerit prandaj nuk gjejmë paqe. Këtë i them ta mbajë vath në vesh edhe kryeministri”, tha Liçaj.

Ndërsa pedagogu Ervin Goci u shpreh se deri më tani janë mbledhur mbi 1 mijë firma nga qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë ndërsa tha se tek peticionin on-line numri i tyre ka kaluar 2 mijë.

 

Të fundit