Flash News

KRYESORE

“Merrni këto 15 euro dhe më lejoni të iki”, arrestohet shqiptari që tentoi të korruptojë policët italianë

“Merrni këto 15 euro dhe më lejoni të iki”,

Një 34 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi kishte tentuar të korruptonte policinë italianë pasi kjo e fundit e ndaloi pasi 34 vjeçari kishte thyer rregullat e qarkullimit rrugor.

Ai u ndalua në stacionin kryesor të Cerignola-s për një shkelje të rregullave rrugore, por për t’i shpëtuar ndëshkimit me gjobë i ofroi 15 euro karabinierëve.

“Merrni këto 15 euro dhe më lejoni të iki,” mësohet t’i ketë thënë shqiptari uniformave blu raporton FoggiaToday.

Një metodë shumë e njohur kjo në Shqipëri dhe shpeshherë edhe funksionale, por shqiptarit Hasan Balliu nuk i eci sepse policët italianë nuk kanë pranuar të korruptohen nga shqiptari duke e prangosur atë dhe dërguar në rajon. Balliu do t’i përgjigjet shkeljes për nxitje korrupsioni.

Të fundit