Flash News

KRYESORE

Meta kthen ligjin për Korporatën e investimeve: Cënon parimet kushtetuese

Meta kthen ligjin për Korporatën e investimeve: Cënon parimet

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar kthimin për rishqyrtim në Kuvend të një tjetër ligji të qeverisë. Bëhet fjalë për ligjin nr. 71/2019 “Për Korporatën e Investimeve Shqiptare”.

“Në përfundim të shqyrtimit u konstatua se ky ligj bie në kundërshtim me parimet dhe dispozitat kushtetuese; aktet ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë, cenon parimin e sigurisë juridike dhe të drejtën themelore të pronës, si dhe fryma e këtij ligji është në kundërshtim me sistemin ligjor aktual mbi të cilin zhvillohet shoqëria shqiptare”, shkruhet në arsyetimin për mosdekretimin e këtij ligji.

Më tej, në këtë shkresë zyrtare thuhet se ‘bazuar në këto konstatime Presidenti i Republikës, në mbështetje të nenit 85 pika 1, dhe 93 të Kushtetutës ka vendosur: “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 71/2019 “Për Korporatën e Investimeve Shqiptare”.

Të fundit