Flash News

KRYESORE

Meta për ndalimin e Henri Çilit: Nuk do habitesha nëse do dëgjoja se u arrestua edhe Fatos Lubonja e Artur Zheji

Meta për ndalimin e Henri Çilit: Nuk do habitesha nëse do

Presidenti Ilir Meta ka komentuar ndalimin e djeshëm të botuesit Henri Çili.

Në një konferencë për mediat, Meta tha se këto janë ngjarje që duan të shmangin një çështje më të madhe, sipas tij tubimin e dy marsit.

“Cilido që ka probleme me ligjin duhet të përballet para organeve të drejtësisë, pavarësisht situatës ku jemi. Nuk do habitesha prej alertit të grupit puçist sikur nesër të dëgjoni p.sh se Fatos Lubonja apo Artur Zheji u arrestuan se dyshohen se drejtojnë organizatat e Camorrës e Ndragetës, apo që te pallati pranë presidencës dy persona të hënën në mëngjes janë infektuar me coronavirus. Kështu që alerti është në vend tjetër për të krijuar ngjarje dhe fokus që duan të shmangin një çështje më të madhe në të cilën është bashkuar cdo shqiptar i ndershëm”, tha Meta.

Të fundit