Flash News

KRYESORE

Misteri i vdekjes së 17-vjeçares në Velipojë/25-vjeçari refuzon të flas para hetuesve; zbardhet dëshmia e pronarit të skafit, çfarë i tha autori

Misteri i vdekjes së 17-vjeçares në

Vijon misteri rreth vdekjes së 17-vjeçares, Enisa Doda, e cila u gjet e mbytur në Velipojë, ku dhe kishte shkuar me pushime së bashku me familjen e saj.

Ndërsa përgjatë ditës së djeshme janë dhënë disa versione të shkakut të vdekjes së adoleshentes, përfundimisht ekspertiza mjeko-ligjore thekson se nuk ka patur shenja dhunë në trupin e vajzës.

 “Vajza nuk ka shenja dhune. 17-vjeçarja ka humbur jetën nga mbytja. Vajza kishte shenja se i ishte bllokuar frymëmarrja”, thuhet në rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore.

Kujtojmë se, për rastin policia ka arrestuar 25-vjeçarin, Indrit Bajraktari, i cili kishte dalë së bashku me viktimën për një xhiro në det, por që pas incidentit, ku e reja ra nga motori i ujit, vendosi të largohej nga vendngjarja duke mos i dhënë asaj ndihmën e parë, dhe fshehur ngjarjen.

Mësohet se, në dëshminë e tij para hetuesve, pronari i motoskafit, theksoi se e kishte dhënë mjetin me qira për 30 minuta, por që pas pak kohe, ka qenë një pushues i cili e kishte njoftuar se njëri prej tyre po mbytej në det.

I alarmuar, ai ka hyrë në det, ku ka parë 25-vjeçarin Bajraktari të kthehej me not. Pronari e ka pyetur të riun se ku ndodhej 17-vjeçarja dhe ai ja ka kthyer se “vajza takoi në breg xhaxhanë”.

Pronari ka dyshuar mbi ngjarjen dhe nuk e ka lënë Bajraktarin të largohet, pasi ky i fundit tentoi të ikte, duke njoftuar policinë.

Nga ana tjetër, 25-vjeçari Bajraktari nuk ka pranuar të flasë para hetuesve, duke shtuar se do të flasë vetëm në gjyq për ngjarjen.

Të fundit