Flash News

KRYESORE

Mjeku anglez shkarkohet nga puna. Nuk pranoi të quante 'Zonjë', një burrë me mjekër, 2 metra të gjatë

Mjeku anglez shkarkohet nga puna. Nuk pranoi të quante

Një mjek i krishterë humbi vendin e punës në një departament të shëndetit publik pasi nuk pranoi t'i referohej "një njeriu me mjekër dhe dy metra të gjatë" si "zonjë".

Dr. David Mackereth, 56 vjeç, pohon se u shkarkua nga puna si vlerësues i paaftësisë dhe përfitimeve shëndetësore nga Departamenti i Punës dhe Pensioneve për shkak të besimit fetar.

Babai i katër fëmijëve pretendon se u pyet në një bisedë me një menaxher të linjës: "Nëse keni një burrë të gjatë dy metra, me mjekër, që thotë se dëshiron të trajtohet si 'ajo' dhe si Zonjë, a do ta bënit?"

Dr. Mackereth, një evangjelist që tani punon si mjek i Emergjencës në Shropshire, pretendon se kontrata e tij u ndërpre pas refuzimit për të përdorur përemrat transgjinorë.

Ai argumenton se ai u shkarkua "jo për shkak të ndonjë shqetësim realist mbi të drejtat dhe ndjeshmërinë e individëve transgjinorë, por për shkak të refuzimit tim për të bërë një afirmim abstrakt ideologjik", shkruan The Telegraph.

Mjeku ka paditur qeverinë në gjykatë për diskriminim në bazë të besimit të tij fetar.

Në një seancë në Birmingham u tha se Dr Mackereth beson se transgjinia është një "besim deluzional" dhe një ideologji "të cilën unë nuk e besoj dhe urrej".

Të krishterët janë kundër martesave të së njëjtës gjini, kundër ndërrimit të gjinisë dhe besojnë se Zoti i ka krijuar njerëzit si burra dhe gra dhe çdo 'shndërrim' është kundër vullnetit të Tij.

*Burimi: The Telegraph. Përshtati: Politiko.al

Të fundit