Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Mjeku dhe efektivi i FNSH me koronavirus, Ademi thirrje Ramës: Shto testimet me urgjencë
Në Shkodër u regjistruan raste të reja me koronavirus të dielën, dy prej të cilëve ishin personel në institucione publike. Një mjek i Ranimacionit në Spitalin e Shkodrës dhe një efektiv i FNSH-së, ishin dy personat e infektuar. Pas daljes së përgjigjeve të testimeve, kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi reagoi duke ngritur shqetësimin për infektimin e personave që shërbejnë në institucione publike. Ajo i kërkon qeverisë që të rrisë testimet për punonjësit e institucioneve publike.
“Sot, fatkeqësisht, janë regjistruar dy raste të reja të personave të infektuar me COVID-19 në institucionet që Shkodër. Është një personel i Reanimacionit në Spitalin e Shkodrës dhe një personel i FNSH-së Shkodër. Përsëris edhe një herë apelin tim publik për marrjen e masave shtesë për shërbimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, kërkesë testim me URGJENCË të personave që janë në terren çdo ditë: Personelin shëndetësor në të gjitha institucionet e nivelet; Policinë e Shkodrës;Forcat e Ushtrisë; Personat që punojnë e veprojnë në territor në asistencë e mbështetje të shtresave më në nevojë.
Është JETIKE që kjo të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur sepse COVID-19 po përhapet në institucione të rëndësishme si ato të shëndetit dhe ruajtjes së rendit. Testimi është e vetmja rrugë për të frenuar përhapjen e COVID-19, bashkë me distancimin fixik e social. Qendrimi në shtëpi duhet të shoqërohet me testimin në shkallë të gjërë, por edhe me pajisjen me mjete mbrojtëse të personelit shendetësor, policisë, ushtrisë dhe personave që veprojnë në territorin e Shkodrës”, shkruan Ademi.