Flash News

KRYESORE

Mungoi në seancën ndaj Arbër Çekajt pa dhënë shkak, gjobitet avokati Maks Haxhia

Mungoi në seancën ndaj Arbër Çekajt pa dhënë

Seanca gjyqësore ndaj Arbër Çekajt i cili akuzohet për trafikimin e 613 kilogramë kokainë të ardhur nga Ekuadori në Portin e Durrësit është shtyrë.

Shkak është bërë avokati Maks Haxhia i cili ka munguar në seancë. Haxhiaj nuk është paraqitur në seancë, duke mos dhënë asnjë shkak.

Si pasojë ka marrë 50 mijë lekë gjobë me arsyen se ka zvarritur pa shkak gjyqin për pronarin e kompanisë “Arbri Garden”.

Kujtojmë se edhe më herët është shtyrë seanca për Çekajn, për shkak të mungesës së avokatëve.

Çekaj u arrestua nga policia për pritjen e 614 kg kokainë në Portin e Durrësit në vitin 2018. Droga ishte fshehur në kontenierë, ndërsa Çekaj përdorte emrin e kompanisë së tij të importit të frutave për të fshehur transportin e drogës.

Të fundit