Flash News

KRYESORE

Nazarko tregon se si i fuqizoi Rama oligarkët duke bërë vetëvrasje

Nazarko tregon se si i fuqizoi Rama oligarkët duke bërë

Analisti Shpëtim Nazarko tregoi gabimin kryeministrit Edi Rama me oligarkët. Ai u shpreh se ata u krijuan në periudhën 2006-2010, në kohën e qeverisë së ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërsa me ardhjen në pushtet, Rama, i mori ata sërish dhe i fuqizoi nëpërmjet tenderëve.

“Ata që quajmë ne oligarkë nuk janë gjë tjetër vetëm se pasanikët e krijuar në periudhën 2006- 2010 të cilët i bënë paratë rrush e kumbulla, 5 miliardë që i morën në bankat përkatëse. Në vitin 2013 kur e mori Rama pushtetin këta oligarkë ishin të gjithë pa pantallona. Çfarë bëri Rama?

Meqë shteti shqiptar nuk merrte dot më para në bankë se e kishte kaluar atë, bankat nuk i jepnin më kredi individit, kruajti kokën Rama dhe mori edhe një herë oligarkët që ishin krijuar në kohën e Berishës, i bëri të besueshëm sepse këta ishin borxhlinj të mëdhenj nëpër banka duke u dhënë prapë tendera dhe ky është një akt vetëvrasës fatal.”, tha Nazarko në “360 Gradë”, në Ora News.

Të fundit