Ndalohet nga policia botuesi Henri Çili, për çfarë akuzohet pronari i UET

Është shoqëruar në polici botuesi dhe pronari i Universitetit Europian të Tiranës, Henri Çili.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas policisë, Çili akuzohet për disa vepra penale të dyshuara si “për fshehje të ardhurave”, “pastrim i produkteve të veprës penale”, “falsifikim i dokumenteve”, “mashtrim”, “ushtrim i ndikimit paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike’, dhe falsifikim të dokumente në bashkëpunim”.

Analisti i njohur është shoqëruar me urdhër të prokurorisë për llogari të policisë së Gjirokastrës.

Bashkë me të janë shoqëruar edhe disa persona të tjerë.

I shoqëruar është edhe drejtori juridik i UET, Ilir Korbi, pasi dyshohet se ndërhynin te gjyqtarët në Gjirokastër për të liruar nga burgu të arrestuarit e bandës së Lazaratit, të njohur si ‘grupi i zjarrit’, anëtarë të të cilit janë dënuar me burg përjetë për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha.

Hetimet po kryhen nga prokuroria e Përmetit pasi është ajo e cila ka nisur procedimin penal që në muajin shtator 2019.