Flash News

E-TJERA

Lejuan ndërtimet e paligjshme, Prokuroria e Sarandës kërkon arrestimin e 4 ish-punonjësve të IKMT

Lejuan ndërtimet e paligjshme, Prokuroria e Sarandës kërkon

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar arrestimin e 4 ish-zyrtarëve të IKMT dhe 2 punonjësve të IMT, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “shpërdorimit të detyrës”.

Sipas prokurorisë, V.XH., B.K., A.M., E.Z., si dhe E.Ç., dhe D.B., të cilët me mosveprimet e tyre kanë lejuar zhvillimin e ndërtimeve të paligjshme në zonën e Ksamilit por edhe në juridiksionin territorial të Bashkisë Sarandë në pesë muajt e parë të vitit, janar-maj 2023, që përkon me periudhën parazgjedhore.

Përgjatë kësaj periudhe nga ana e personave nën hetim nuk është përcjellë asnjë kallëzim penal në prokurori, kur ndërkohë nga ana e Komisariatit të Policisë janë referuar 49 raste të ndërtimeve të paligjshme në zonën Ksamil-Sarandë.

Në funksion të këtij procedimi janë sekuestruar 16 pasuri (objekte) me destinacion banimi dhe biznese.

Të fundit