Flash News

KRYESORE

“Në 30 qershor do hyj në burg për të mbrojtur demokracinë”

“Në 30 qershor do hyj në burg për të mbrojtur

Kryebashkiaku i Mallakastrës, Agron Kapllanaj është shprehur se me 30 qershor nuk do të lejojë organizimin e zgjedhjeve vendore ne zbatim të urdhërit të presidentit Ilir Meta. Në emisionin “360 gradë”, Kapllanaj shtoi se nuk ka frikë na burgu, pasi “e kam për nder të ruaj demokracinë”.

“Në datën 30 unë dua të futem në burg. Nuk do të lejoj zgjedhje në Mallakastër sepse do të zbatoj ligjin. Do të zbatoj dekretin e Presidentit. Le të vijnë t’më fusin në burg. E kam për nder të bëj burg për të ruajtur demokracinë. Për të mos lejuar të kthehet diktatura në këtë vend. Dhe unë vij nga një familje që na kanë futur në burg madje na kanë pushkatuar për diktaturën”, nënvizoi Kapllanaj.

Të fundit