Flash News

KRYESORE

Negociatat, Juncker e Hahn të dielën arrijnë në Tiranë, tërhiqet Mogherini

Negociatat, Juncker e Hahn të dielën arrijnë në Tiranë,

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker dhe Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn do të ndalen në Tiranë të dielën si pjesë e turit të tyre në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Mesazhi i tyre do jetë nxitimi i reformave për anëtarësimin në BE.

Ndonëse u njoftua më herët se e pranishme do jetë dhe  Përfaqësuesja e Lartë, Federica Mogherini, por mësohet se kjo e fundit nuk do të jetë në Shqipëri. Hahn dhe Juncker do të ndalen në Shqipëri pas Maqedonisë. Pasditen e së dielës ata pritet të mbërrijnë në Tiranë për të qëndruar deri në mesditën e së hënës. Axhenda parashikon diskutimin me udhëheqësit vendas strategjinë e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor.

Komisioni Europian pritet që të propozojë një rritje të ndjeshme të financimit deri në 2020 nën instrumentin e ndihmës përgatitore për anëtarësim. Vetëm në këtë vit ndihma që do të jepet për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor parashikohet që të jetë 1.07 miliardë euro.

Të fundit