Flash News

KRYESORE

Nesër në dyert e gjykatës, Kryemadhi thirrje grave dhe vajzave shqiptare:  Bëhuni misionare të 23 të burgosurve

Nesër në dyert e gjykatës, Kryemadhi thirrje grave dhe vajzave

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi pas mbledhjes së dy Grupeve Parlamentare në një deklaratë për median, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të bëhen bashkë dhe të heqin dorën e Edi Ramës nga xhepi i shqiptarëve

“Mobindja qytetare do të thotë të heqësh dorën e Edi Ramës nga xhepi i shqiptarëve. Mosbindja qytetare është shumë e thjeshtë, të heqin shqiptarët litarin që u ka hedhur në qafë dhe që po ua shtrëngon çdo ditë e më shumë. Mosbindje qytetare do të thotë të ndihesh shqiptar, të ndihesh qytetarë dhe do të thotë t’i thuash: Ik Edi Ramës, se boll ja more shpirtin këtij populli kaq të vuajtur, që çdo ditë e më shumë po vuan dhe më shumë.

Ju bëj thirrje të gjithë ju mediave, të gjithë ju gazetarëve që të bëheni pjesë e kësaj mosbindje qytetare, sepse pagat tuaja të vogla janë si rrjedhojë e uzurpimit dhe e vjedhjes që çdo ditë i bën Edi Rama.

Duke ju mbyllur gojën gazetarëve, politikanavë dhe qytetarëve, Edi Rama çdo ditë e më shumë po instalon diktaturën e krimit, diktaturën e vjedhjes, diktaturën e drogës”,  tha Kryemadhi

Më tej ajo u bëri thirrje qytetarëve  që të mos ndalojnë dhe të bëhen misionarë të 23 të burgosurve, të cilët janë sot heronjtë e Shqipërisë dhe janë mësim dhe për ne opozitën.

“I falenderoj me zemër në emër të të gjithë grave dhe nënave shqiptare, që do të jenë nesër në dyert e gjykatës, ku do ku ta bëj gjyqin Edi Ramës, në Kukës apo në Tiranë, gratë dhe vajzat shqiptare do të jenë në përkrahje të atyre burrave që i dhanë dinjitet shqiptarëve, i dhanë dinjitet këtij populli, që Edi Rama me një fjalor rrugaçi i fyeu në mënyrën më vulgare”,  tha më tej kryetarja e LSI-së.

Të fundit