Flash News

KRYESORE

Nga dosja e përgjimeve te ‘Toyota Yaris’, gazetari ironizon vizionin e Arta Markut për mandatin e kryeprokurores

Gazetari i aktualitetit, i larguar tashmë nga Shqipëria, ka ironizuar vizionin e prezantuar dje nga Arta Marku për drejtimin e organit qendror të akuzës para Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Prezantimi i platformës së saj nuk është parë favorite përpara kandidatëve të tjerë Olsian Çela dhe Fajtona Memçe, pasi ajo u fokusua më tepër te shfajësimi i punës së saj dy vjeçare sesa te vizioni për të drejtuar PP.

Gazetari Vezaj e ka ironizuar prezantimin që bëri Marku, duke u ndalur te çështjet e bujshme që kanë lakuar emrin e saj përgjatë këtyre dy viteve si dosja e përgjimeve 184 dhe 339, “Toyota Yaris”, dosjen e Agron Xhafës etj.

Të fundit