Flash News

KRYESORE

Ngjela: Padia e Ramës për Haradinajn turp historik, kryeministri një njeri i pavlerë

Ngjela: Padia e Ramës për Haradinajn turp historik, kryeministri

Avokati Spartak Ngjela e konsideron një turp historik padinë që kryeministri Edi Rama bëri në Gjykatën Themelore të Prishtinës ndaj Ramush Haradinajt për shpifje. Ai e quan kreun e qeverisë shqiptare “njeri të pavlerë”.

“Është naivitet i një njeriu që nuk njeh shtetin. Si ka mundësi ti japësh botës antishqiptare një kartë si kjo që jep kryeministri shqiptar. Është turp historik. Dy shtete që mezi po dalin nga histeria antishqiptare, del një kryeministër dhe godet kryeministrin tjetër. E kuptoni ku jemi. E kuptoni kë keni kryeministër?! Njeri pa vlerë. Një kryeministër që nuk e kupton këtë ose është i antishtetit që drejton ose nuk ka vlerë intelektuale, zgjidhni e merrni.”, tha Ngjela në “Ora News”.

Të fundit