Flash News

KRYESORE

“Nuk ka më asnjë rast”, njihuni me shtetin që thotë se ka fituar betejën me Covid-19

“Nuk ka më asnjë rast”, njihuni me shtetin që

Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern deklaron se vendi ka fituar betejën me coronavirus.

Ndërsa sot pritet të hiqen disa nga masat e bllokimit, autoritetet thonë se nuk ka më raste të pazbuluara me Covid-19.

Megjithatë, zyrtarët kanë paralajmëruar se kjo nuk do të thotë përfundim të plotë të rasteve të reja dhe mundësinë për një vale të dytë.

Nga e marta, disa aktivitete të biznesit, kujdesit shëndetësor dhe arsimor do të rihapen.

“Ne po e hapim ekonominë, por ne nuk po hapim jetën shoqërore të njerëzve, "tha Ardern në konferencën e përditshme të qeverisë.

Zelanda e Re ka raportuar më pak se 1.500 raste të konfirmuara me coronavirus dhe 19 viktima.

Të fundit