Flash News

KRYESORE

Nuk ka negociata pa plotësuar kushtet, Rama nis propagandën: Faleminderit Merkel

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit se grupi politik CDU SCU i Gjermanisë ka votuar pro hapjes së negociatave, por me kushte për Shqipërinë.

“LAJM I MIRE!

Faleminderit të gjithë deputetët e CDU/CSU që më në fund VOTUAN PRO HAPJES SË NEGOCIATAVE🙏Ata qē votuan KUNDËR do t’i bindim në çdo hap me FAKTE se SHQIPËRIA E MERITON hapjen e negociatave😊

FALEMINDERIT ANGELA për mbështetjen e pakursyer për SHQIPËRINË🇦🇱🤝🇩🇪”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Në rezolutën që grupet parlamentare të koalicionit qeverisës CDU/CSU votuan bëhet e qartë se se “nuk do të ketë çelje negociatash për Shqipërinë, pa plotësuar 9 kushtet kryesore”.

“Shqipëria është në një krizë të rëndë politike. Bundestagu gjerman u bën thirrje me ngulm të gjitha forcave demokratike në Shqipëri që të ndërmarrin menjëherë të gjitha hapat për të kapërcyer këtë krizë sa më shpejt përmes dialogut politik, përndryshe rruga për negociatat e anëtarësimit do të vështirësohet në mënyrë të konsiderueshme”,- thuhet në rezolutën e përbashkët të partive qeverisëse të Gjermanisë, CDU/CSU dhe të SPD.

Të fundit