Flash News

KRYESORE

‘Numrat në Tiranë s’flasin mirë’, Rama fajëson opozitën: Shfaqjet politike dhe mbledhja e firmave për teatrin janë lojë me shëndetin e popullit

‘Numrat në Tiranë s’flasin mirë’, Rama

Kryeministri Edi Rama në daljen e tij të fundit publike për koronavirusin thotë se Shqipëria deri më sot ia ka dalë faqebardhë me pandeminë por së fundmi shifrat në Tiranë nuk janë të mira.

Rama tha se “Shfaqjet politike pa masa mbrojtëse” si dhe nisma e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit për mbledhjen e firmave në të gjithë vendin, janë “lojë me zjarrin dhe me shëndetin e popullit”.

“Shfaqjet politike me turma pa asnjë lloj mase por përkundrazi me karshillëk që flet për papërgjegjshmëri, dhe në rastin më të keq për dritëshkurtësi po vijojnë edhe përtej të 3-tave të karakatinës së Teatrit. Sa për të mbledhur firma për pseudoaktorët e Teatrit që janë në funksion të një partie të re, si dhe për bizneset që me demek nuk kanë marrë asnjë kacidhe, po luhet me shëndetin e popullit.

Bëni kujdes o njerëz, se s ju vjen asgjë e nga meraku e kujdesi i tepruar. Edhe nervozizmin do e harroni. Por më shëndetin tuaj, nuk luhet. Atë ma lini mua. Shani e shfryni sa të doni.

Jam në merak e ua përsëris se kjo fazë është delikate. Sidoqoftë dua t’ju falenderoj për sjelljen si njerëz e qytetarë.

Gjërat mund të kishin shkuar për dreq. Zërat e atyre që kanë sy e veshë po s’shikojnë e nuk dëgjojnë ishin pak. Kjo është java e fundit e mbylljes”, tha Rama.

 

Të fundit