Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Fjalimet e Edi Ramës kanë filluar e bien era njëllojtësi: një spruco padurimi dhe bezdie për vartësit. Kjo bezdi deri në përçmim nuk pikaset vetëm te brutaliteti me të cilin i ngarkon dhe i shkarkon, pa u thënë gjë, që dallohet në fytyrat e çmeritura të tyre, por edhe në kohën e pafundme që i jep vetes në pushtet, dmth trusnisë psikologjike që ushtron duke u kujtuar se kështu do të sillet me ta… edhe 50 vjet.
Sot guxoi, si një cyborg, dhe tha...pse jo edhe 100 vjet. Është bezdia e atij që nuk ka një plan dhe, për më shumë, mendon se nuk ka as njerëz rrotull për planin e tij. Vetëm patologji të tilla e shohin pushtetin si jolikuid. Në një botë kaq likuide një projeksion i tillë fqinjëron me kufijtë e marrëzisë.
Ndërkohë që Edi Rama luante Jackson Pollock mbi kanavacën e purpurt të Rilindjes, një hutim u shfaq në fytyrën e Elisa Spiropalit, kur e gjet veten të graduar kryetare Parlamenti në vend të Lindita Nikollës. Jo se Elisës nuk i pëlqejnë postet e larta, por se në këtë ‘kurth’ i duhet të zgjedhë: të respektojë përbetimin ‘proamerikan’ dhe t’i heqë mandatin Xhaçkës, siç e kërkon Gjykata Kushtetuese, ose të rrijë në sqetullën e nxehtë të shefit, i cili nuk e do Oltën të sakrifikuar. Lindita nuk ka ikur për çështje shëndeti, por ka lëshuar një detyrë të lartë që iu kthye në kurth.
Këto janë vetëm ngjyra, thuajse bukolizma politikë, të dala nga Asambleja e sotme e Partisë Socialiste. Gjithë pjesa tjetër, edhe më e rëndë, edhe më serioze, është një përbetim i errët të korruptuarish.
Rama mund të mos ketë plan për qeverisjen e Shqipërisë, por e ka një për mbajtjen e pushtetit. E tha vetë sot tek “i çoi në të sëmës” ministrat apo këdo tjetër që ka ngrënë apo do të hajë kumbulla pas shpinës së tij. “Kështuqë, kush rri e numëron; ish ministri, e thirrën e bën, sikur numëron dëshmorë edhe sikur po na mbyll rrugët se s’po kemi të tjerë, s’po kemi forca se na iku njeri, na ikën dy, na ikën tre… Merreni, merreni. Ne jemi 800 mijë! …”
Rama është i qartë në lojën e pushtetit, por një kërcënim i hapur në punën serioze të qeverisjes së vendit. Taktika e tij është që ta lërë korrupsionin të gëlojë dhe të mbushë arkat e luksit dhe të luftërave zgjedhore. Në anën tjetër ai i hap dyert SPAKUT që të marrë këdo, veç vetes dhe 3-4 të paprekshmëve që i sigurojnë infrastrukturën e pushtetit dhe të financave. Për këtë është i gatshëm t’i çojë të gjithë në gijotinë, një dy, tre, siç thotë vetë... deri në 800 mijë.
Për ta bërë më të durueshme dhe njëkohësiht më spektakolare sëpatën që lëshon mbi qeverinë e vet, ai herë pas here e rifreskon duke anëtarësuar në klubin e të korruptuarve të lartë drejtorë që vijnë direkt nga agjensitë e korrupsionit-të njëjtën racë që thotë nuk e lejon të jetë edhe drejtor edhe në Asamble, i bën ministra. Duke u tallur kështu hapur me të gjithë strukturën drejtuese të PS, që rrinin e shihnin si guakë të mrekulluar.
Për ta kuptuar diferencën mes Ramës dhe një kreu qeverie të një vendi europian, parafytyroni për një çast se ç'do të kishte bërë në kushtet e tij ai/ajo kryeministër. Pra, nëse një grup deputëtësh dhe një grup ministrash do t’i kishte në paraburgim apo në burg për korrupsion. Asnjë Kryeministër europian nuk do të ishte në detyrë, edhe pa e rrëzuar zemërata popullore, do e largonte etika politike, personale apo e krishterë. Aq më pak do të dilte një kryeministër europian të përbetohej se partia e tij do ishte në pushtet 100 vjet, pavarësisht korrupsionit real apo të perceptuar, pavarësisht zhbërjes së gjysmës së kabinetit.
Çka Rama bën sikur nuk kupton është rregulli i pashkruar, por logjik se, politikani që vjen në pushet me grupin bie bashkë me të; nëse ndodh e kundërta që grupi rrëzohet, për një arsye a një tjetër, kështu ndodh edhe me prijësin. Në një demokraci funksionale po flasim. Në të kundërt jemi në rastin e Enver Hoxhës kur ‘i pushkatohej’ apo ‘vetëvritej’ gjithë kupola udhëheqëse, por Partia dhe Udheheqesi vazhdonin te patundur rrugën drejt ‘vazhdimësisë’.
Një rast i tillë është korruptimi më i thellë i sistemit politik, i garës, llogaridhënies, qeverisjes. Prandaj Asambleja e PS nuk i ngjante një kongresi që shpall zgjedhjet për superstrukturën partiake, apo bënte korrektime qeveritare, por një përbetimi të korruptuarish. Hutimi dhe sikleti në fytyrën e Elisës nuk është shenja se ka disidencë në kupolën e korrupsionit. Jo, se korruptimi është kaq i thellë, sa me veglat e tij duhen luftuar edhe ata që sollën një pjesë të instrumenteve për të zbutur korruptimin: amerikanët.
Të cilët, edhe ata, guakë të heshtur si asamblistët e PS, rrinë e vështrojnë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38