
Flash News
Korçë/ 40-vjeçari hidhet nga ballkoni i katit të pestë, në gjendje kritike
Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak
Ndërtimet pa leje në Theth, Manja kërkon procedim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli
Detaje nga vrasja e Renis Dobrës, autorët erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni
Gjykata e Lartë e la në burg, Meta i drejtohet 'Kushtetueses'

Alfred Lela
Rusifikimi i Shqipërisë, rreziku që vjen prej hemisferës gjeopolitike të Vladimir Putinit, nuk janë dhe aq ndikimi me fuqi të fortë (hard power) apo të butë (soft power), se sa një molisje e përgjithshme e vetëdijes, një anestezi mbi vetë mendimin dhe reagimin, që i bën njerëzit të ndihen dhe të shfaqen si apatikë dhe të painteresuar. Madje, hera herës, edhe të bezdisur dhe nervozë, nga ata që mendojnë ndryshe, flasin ndryshe dhe veprojnë ndryshe.
Dikush e quan diktatura e relativizimit, një tjetër penetrim i pushtetit, e të tjerë vetëdije e ulët komunitare. Sidoqoftë, mendoj se kjo gjendje e shoqërisë shqiptare është gjëja më pro-ruse që shfaq. Është mpirja e përgjithshme e asaj tip shoqërie, e ilustruar nga rusja, që, psh, pushtimin e Ukrainës e mbllaçit si një kronikë të përditshmërisë, si, ta zëmë, dalja e një treni nga shinat në linjën Shën Pjetërburg-Moskë. Apo liderin e opozitës, të cilin Putini e përndjek, e burgos apo e helmon, e sheh vetëm si një aksesor, dhe jo si një fakt që i jep shoqërive të lira thelb, ose shpjegon mungesën e tij. Elementë të tillë si Alexey Navalny, Pusssy Riot, Ana Politkovskaja, e me radhë, janë sall shpërqendrime, që e bëjnë kupolën e artë të Kremlinit, si fuqi politike dhe financiare, të shkëlqejë edhe më shumë. Pra, ata nuk janë aty si njëra anë e spektrit, por si rudiment që shoqëritë e lira të Perëndimit i spërkasin mbi Rusi. Njëfarë provokimi jolëndor, i cili nuk duhet lënë të shndërrohet në diçka më shumë se aq.
Pozicioni që, shoqëria e ushtruar nga pushteti, ka ndaj këtyre elementëve, është njëfarë skërmitjeje demokratike: ju mund të ekzistoni, por me lejen tonë! Këtë vetëdije e sheh të bëjë vend edhe në Shqipëri. Reagimi, në disa qarqe mediatike-politike-shoqërore, ndaj pozicioneve opozitare, dhe së fundmi protestës së 11 shkurtit, është një lloj ‘habie ruse’. Nëse e lëmë mënjanë apatinë shoqërore, dhe merremi me habinë e atyre që ndajnë debatin e mbrëmjes me shoqërinë, duke e ushtruar atë pikërisht në apati, do të gjejmë se këta 'rusë të së sotmes' janë 'danezë të së shkuarës'.
Po çfarë është protesta e 11 shkurtit në një sinops? Është reagimi i opozitës pas publikimit të fakteve në aktpadinë e Departamenetit amerikan të Drejtësisë, ku kryeministri Rama, dhe njerëz të afërt me të, figurojnë personazhe kryesore, si sabotatorë të procesit të brendshëm politik. Siç del qartë, një prej krerëve të FBI është nxitur dhe paguar që të hetojë kundërshtarin politik të Ramës. Pyetja që gjithshkush mund të bëjë është: a ka metoda të njëjta edhe në gatimin e non grata-s për kryetarin e PD, Sali Berisha? Amerikanët, në sistemin e drejtësisë, i dënojnë ose shfajësojnë të pandehurit bazuar mbi prova, që janë brenda ose jashtë ‘reasonable doubt’ (dyshimit të arsyeshëm). A mundemi të dyshojmë arsyeshëm se Partia Demokratike është goditur brinjë më brinjë, duke i hequr nga poshtë këmbëve platformën e garës së hapur, dhe duke e futur në një konteskt ndërkombëtar shkatërrimtar?
A duhet Partia Demokratike të ngrihet dhe ta bëjë kauzë këtë padrejtësi? Sigurisht. Jo vetëm për rastin në vetvete, por edhe për raportin që ky rast ndërton me ‘kauzat’ që opozita e mëparshme ka paraqitur për të thirrur popullin në shesh dhe për të protestuar. Marrim për shembull protestën e 21 janarit të vitit 2011. “Populli opozitar” u thirr para Kryeministrisë, në fjalët e Ramës, “edhe për të tejkaluar opozitën", pra për të bërë dhunë, për një video ku shfaqeshin dy ministra të qeverisë, të cilët flisnin për 700 mijë euro. A duhet të dalë populli në protestë nëse zyrtarët e saj të lartë korruptohen apo korruptojnë me 700 mijë euro? Natyrisht. Duke pranuar këtë standard, çfarë do duhej të bënte populli sot, kur, afërsisht shumën e korrupsionit të përfolur të dy ministrave, e konsumon vetëm pastruesja e një drejtoreshe të qeverisë Rama?!
Pa harruar raste të tjera, të po kësaj qeverie, në kohën kur ishte opozitë. Klasiku ndër ta është rasti i famshëm i Griseldës së Kavajës, të cilën narrativa e eksponentëve socialistë të asokohe, e la me barrë dhe e futi në mjetin e rrëmbimit të njerëzve të qeverisë së PD. Kur Erion Veliaj thotë sot se “çështja McGonigal është një stuhi në gotë”, ai di diçka, se është ekspert i gotës, por jo i stuhisë. Ato, për mirë a për keq, kanë forcën të ndodhin jashtë nesh. Si stuhia McGonigal për shembulll.
Ata që habiten me protestën e 11 shkurtit kanë një problem me opozitën, kuptohet. Por problemin më të madh e kanë me veten. Topitja e tyre mund të vijë nga afërsia me pushtetin, nga tradita e gjatë e nënshtrimit, apo të jetë çështje karakteriale. Në të gjitha rastet ata janë një trupë e gatshme për rusifikimin e Shqipërisë. Një vend që i jep leje opozitës sa për të qenë rrotull.
Të fundit


30 vite nga masakra e Srebrenicës në Bosnje – Hercegovinë
11 Korrik 2025, 09:10

Nga retorika te rakia, POLITICO: 9 gjëra që Nigel Farage mund të bëjë në Shqipëri
11 Korrik 2025, 08:53
Trump njofton 35% tarifa për mallrat kanadeze
11 Korrik 2025, 08:39
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
11 Korrik 2025, 08:24

Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
11 Korrik 2025, 07:59
Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit
11 Korrik 2025, 07:41
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
11 Korrik 2025, 07:20
Zhupa: Në Theth, disa investitorë strategjikë austriakë e duan zonën të boshatisur
10 Korrik 2025, 22:57
Malltezi: SPAK e pranon, jemi në një proces që filloi me kallëzimin e rremë të Ballës
10 Korrik 2025, 22:34

Si të çliroheni nga bllokimet emocionale me anë të ushtrimeve
10 Korrik 2025, 21:57

Lala: Veliaj donte të rikthehej si kryebashkiak
10 Korrik 2025, 21:40
"Hajt t'i biem' se është i djathtë", Boçi: Në Theth synohen investitorët strategjikë
10 Korrik 2025, 21:33
VIDEO/ Sherr në parlamentin e Bolivisë, deputetët përplasen fizikisht
10 Korrik 2025, 21:20
Salianji: Çështja ime u nxor jashtë radhe, po goditen ata që shqetësojnë Ramën
10 Korrik 2025, 21:09
Salianji akuzon sistemin gjyqësor me emra: Më dënuan me dëshmi të rreme
10 Korrik 2025, 21:07
Shqipëria përjetoi një nga valët më të gjata të nxehtësisë së dekadës së fundit
10 Korrik 2025, 21:01

Qeveria miraton procedura të reja për deklarimin e vendbanimit në e-Albania
10 Korrik 2025, 20:39
“Mbretëresha e lumenjve të Evropës”, 7 bashki derdhin ujërat e zeza në lumin Vjosë
10 Korrik 2025, 20:21
Koka: Veriorët nuk kanë për t’ia harruar Edi Ramës operacionin racist në Theth
10 Korrik 2025, 20:18
3 shenjat e horoskopit që do të ndikohen më shumë nga ‘Hëna e Plotë’ e 10 Korrikut
10 Korrik 2025, 20:04
Emërohet drejtuesi i ri i Qendrёs Kombёtare tё Kinematografisё
10 Korrik 2025, 19:51
Korçë/ 40-vjeçari hidhet nga ballkoni i katit të pestë, në gjendje kritike
10 Korrik 2025, 19:40
‘Gruaja e lodhur’/ Sindroma që prek mijëra gra çdo ditë
10 Korrik 2025, 19:34
Çanta origjinale Hermès e Jane Birkin shitet për 10 milionë dollarë
10 Korrik 2025, 19:26

Nënshkruhet marrëveshja Britani-Ukrainë për 5 mijë raketa Thales
10 Korrik 2025, 19:00
Zjarr në Zvërnec, flakët rrezikojnë dy hotele
10 Korrik 2025, 18:57
Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak
10 Korrik 2025, 18:39
Spahia: E vërteta e madhe e akuzës së fortë të banorëve të Thethit
10 Korrik 2025, 18:35
Ndërtimet pa leje në Theth, Manja kërkon procedim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli
10 Korrik 2025, 18:15
Detaje nga vrasja e Renis Dobrës, autorët erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni
10 Korrik 2025, 18:10
Gjykata e Lartë e la në burg, Meta i drejtohet 'Kushtetueses'
10 Korrik 2025, 17:57
Dënim i ri me rregullore të 're'
10 Korrik 2025, 17:54
Përkthyesi i BE-së pushohet nga puna për shkak të frikës për sigurinë e Zelenskyy
10 Korrik 2025, 17:45
'Ti je polic, por jo Zot me ma marrë shpirtin', protestë për Agon Zejnullahun
10 Korrik 2025, 17:41

Ekspozimi i drejtpërdrejtë ndaj ajrit të kondicionuar mund të shkaktojë infeksion
10 Korrik 2025, 17:10
Video/ Rama përsërit skenarin, ulet sërish në gjunjë para Melonit
10 Korrik 2025, 16:56
I vuri zjarrin parcelës me ullinj, arrestohet 50-vjeçari në Shijak
10 Korrik 2025, 16:46

Rubio: SHBA-ja dhe Rusia kanë shkëmbyer ide të reja për bisedimet për paqe në Ukrainë
10 Korrik 2025, 16:36
Vdekja e 27-vjeçarit, dorëhiqet komandanti i Policisë së Lipjanit
10 Korrik 2025, 16:21
Video/ Digjet një banesë në Tiranë pranë Pazarit të Ri
10 Korrik 2025, 16:09

Trafik droge dhe grup kriminal, GJKKO lë në burg tre të pandehurit (EMRAT)
10 Korrik 2025, 15:51
Xhensila ndez rrjetin me urimin e saj për ditëlindjen e Ledrit
10 Korrik 2025, 15:42
Janë plot me pesticide! Lista me 12 produktet që duhet të kemi kujdes
10 Korrik 2025, 15:31

Aksident në Shëngjin, përfundon te Trauma 49-vjeçari
10 Korrik 2025, 15:11
Malltezi: Brenda një dite më sekuestruan llogaritë, pronat dhe aksionet
10 Korrik 2025, 15:01
BE: Izraeli është pajtuar për më shumë ndihma në Gaza
10 Korrik 2025, 14:55


Vrasja e Renis Dobrës, nxirret nga uji mjeti i 23-vjeçarit
10 Korrik 2025, 14:29
Tarifat e Trump ndaj Brazilit rrisin çmimin e kafes
10 Korrik 2025, 14:16
Ursula von der Leyen i mbijeton votëbesimit
10 Korrik 2025, 14:04
Gjyqi për "Plumbin e Artë”/ Debate të forta në GJKKO, shtyhet sërish seanca
10 Korrik 2025, 13:55
Vrau efektivin e Shqiponjave, Prokuroria e Fierit kërkon burg përjetë për Azgan Mërnicën
10 Korrik 2025, 13:46
Zjarr në Lezhë, flakët pranë nënstacionit elektrik
10 Korrik 2025, 13:32
Banorët përplasen me policinë në Theth, një gruaje i bie të fikët
10 Korrik 2025, 13:24
“Ramë i xanun”
10 Korrik 2025, 13:15

Tre shenjat e horoskopit që kanë gjasa të divorcohen në muajin korrik
10 Korrik 2025, 12:45
Kokë turku për një Republikë pa leje
10 Korrik 2025, 12:35
“Ka shkretuar kombin e vet”/ Berisha: Rama burgos kundërshtarët!
10 Korrik 2025, 12:26

Plagoset me thikë shqiptari në Itali
10 Korrik 2025, 12:08



Inaugurimi i shtatores së Josif Budos, Berisha: Frymëzim dhe dritë për mbarë shqiptarët
10 Korrik 2025, 11:33

Vijon "turi i pastrimeve"/ Drejtorët e Bashkisë së Durrësit dorëzojnë sot dorëheqjet
10 Korrik 2025, 11:11
23-vjeçari në Mat u mbyt me litar, shoqërohen 4 të dyshuar
10 Korrik 2025, 10:58
35-vjetori i rënies së dëshmorit Josif Budo, Berisha i pranishëm në ceremoni
10 Korrik 2025, 10:49
Pas shkarkimeve, komandohet drejtori i ri i Policisë së Shkodrës
10 Korrik 2025, 10:30
BIRN: Aksioni i Ramës për hapësirat publike, një shfaqje e përsëritur
10 Korrik 2025, 10:29
Aksioni në Theth, shkarkohen drejtuesit e Policisë së Shkodrës
10 Korrik 2025, 10:16
Aksident me vdekje në autostradën Tiranë-Durrës
10 Korrik 2025, 10:01
Inceneratori nuk ekziston, por qeveria vijon te shtojë fondet
10 Korrik 2025, 09:51
Shqipëria po plaket me ritme të shpejta! 30% e popullsisë mbi 60 vjeç
10 Korrik 2025, 09:46
Fundi i një epoke, Modric i thotë 'lamtumirë' Real Madridit
10 Korrik 2025, 09:36
Mali i Dukatit prej 6 ditësh në flakë, banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri
10 Korrik 2025, 09:27

“Varfëria në rritje”/ DW: Shumë njerëzve në Gjermani nuk u del rroga
10 Korrik 2025, 09:08
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Korrik 2025, 08:51
Këmbimi valutor 10 Korrik, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja
10 Korrik 2025, 08:51

Foto/ Shkrumbohet gjatë natës restoranti në Theth, zjarri vihet nën kontroll nga banorët
10 Korrik 2025, 08:21

Rikthehet e nxehta përvëluese, termometri ngjitet deri në 40°C
10 Korrik 2025, 07:58
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Korrik 2025, 07:46
Operatori turistik në Theth: Po na shembin shtëpitë pa paralajmërim
9 Korrik 2025, 22:54