Alfred Lela
Kryeministrit Rama mund t’i bëhen të panumërta deklaratat apo batutat ku e sintetizon, si veten ashtu dhe Partinë Socialiste që drejton si ‘të pathyeshëm’. Kur e krahason veten me rivalin, dhe forcën që drejton me Partinë Demokratike në opozitë, ai gjithmonë flet për apokalipsin që do të vijë për ta dhe, se si, pas zgjedhjeve të radhës, ai do të jetë Noeja që do të dalë në brigjet e fitores.
Kjo mujshari (bullizëm) e ka bërë z. Rama të krijojë perceptimin publik se është politikisht i pathyeshëm, dhe se ka një mbështetje transversale në elektoratin shqiptar. Duke luajtur liderin e fortë dhe kundrathënës (kontroversial), ai vetëm rrallë e ka reduktuar veten dhe PS në një përunjësi të rrejshme, të tipit ‘nuk jemi më të mirët, por nuk ka më të mirë se ne’.
Ndër teknikat e tjera të komunikimit, e preferuara e tij ka qenë ndërtimi i gogolit të Sali Berishës dhe Ilir Metës, por kjo ka humbur shpesh në konsideratën e përgjithshme se është luftë politike dhe rrjedhimisht normale. Duke thënë “jam më i mirë në krahasim me ta”, Rama ka nënkuptuar se nuk është domosdoshmërisht më i fortë, dhe ky ‘moralitet’ i ka hyrë në punë sa herë ka patur kriza apo skandale në qeverisje. Në kohë paqeje ai ka zgjedhur përherë mujsharinë.
Përtej çdo linje tjetër veprimi dhe ligjërimi politik, “lideri i pamposhtur” ka qenë dhe mbetet kryesorja. Me lider të fortë ai nuk ka nënkuptuar muskujt politikë, pra fizikalitetin, numeralitetin apo çdo lloj epërsie lëndore, por sidomos atë jo lëndore, pra mendjen (e hollë). Rama e ka ndër të parapëlqyerat simbolikën e lojës së shahut, duke huazuar shëmbëlltyra nga disa doracakë të ‘artit të luftës’ nga Sun Tzu e Makiavelli e deri te autorë të modernitetit. Në shah, Rama, të paktën sipas Ramës, është “disa lëvizje para kundërshtarit”. Ai lideri finok që e njeh kundërshtarin, por edhe punon për ta mundur atë. Kjo narrativë e “liderit të pathyeshëm”, që huazon nga gurra popullore ku pi ujë miti i Enver Hoxhës ndër shqiptarë, bashkon në një komandantin në kohë lufte- që marshon përmes dimrave plot me gjermanë- dhe udhëheqësin në kohë paqeje -që ndërton vendin dhe, hazërxhevap, u gjegjet armiqve të brendshëm e të jashtëm.
Ky lidership, me narrativë por pa thelb, jo rrallë impresionoi edhe kritikët apo kundërshtarët politikë të kryeministrit. Nën zë ose hapur, performanca politike “superiore” e tij merrej si e mirëqenë dhe e pa rivalizueshme.
U desh që Amerika të lëshonte mbi Shqipëri një Little Boy "atomik" në formën e “dosjes McGonigal”, që të kuptohej se fuqia e Edi Ramës ishte kallpe. Edhe pse gjindja politike ka patur parasysh shumë raste, jo të fuqisë por të dobësisë së Ramës, gjithmonë gjërat që vijnë nga jashtë pranohen si aksioma. Dosja na zbuloi se Edi Rama është, në fakt, një politikan i dobët, të cilin e tmerron kundërshtari dhe për këtë bën çmos që ta mundë atë jo në fushë, por jashtë saj, jo me rregulla, por me dredhi, jo me garë, por me majekrahi politik. E bën këtë edhe kundër logjikës së shëndoshë (common sense në anglishten e mikut të tij McGonigal), dhe shkon deri aty sa përfshin edhe një agjensi amerikane të ligjzbatimit, njëfarë Graali të shenjtë, që e ka marrë namin sa nga kinemja aq nga historia e punës në terren, në lojën e tij politike. Paradoksalisht, karma is a bitch, right?, një lojë që e nisi si shah nuk i doli më shumë se një tavëll e rëndomtë; nga ato që, si adoleshent apo fëmijë, shihte përmbi supet e më të rriturve në Tiranën e viteve ’80. Miti i liderit të fortë ra në pusin e errët të “dosjes McGonigal” dhe, sikur asgjë tjetër të mos dalë prej rrapëllimës që bëri kova si kokë Zeusi kallp, do të jetë dijenia për pasigurinë dhe frikën që Edi Rama ka ndaj kundërshtarit. Asgjë tjetër veç panikut nuk e detyron një politikan në demokaci që të synojë eleminimin e kundërshtarit me metoda parapolitike.
Rekrutimi i Charles McGonigal nuk ishte shenja e parë e kësaj metodologjie cinike dhe jodemokratike të Edi Ramës. Skuadriljet e të fortëve që futi në Parlament apo i veshi kryebashkiakë, partneriteti që u dha kriminelëve lokalë në menaxhimin e fushatave zgjedhore, siç u pa në dosjet e Durrësit dhe të Dibrës, ndërrimi i Kodit elektoral duke shpërfillur dhe mashtruar opozitën, ishin garnitura e asaj që po përgatitej në hije. Rrënimi i kundërshtarit politik, të cilit do t’i tatuoheshin dy damka të padurueshme: forcë pro-ruse dhe anti-amerikane.
Fakti që këtë mund të përmbyllte shefi i një partie (Socilaiste, e Punës, Komuniste) që pro-sovjetizmin dhe anti-amerikanizmin i ka ushtruar për të paktën 45 vjet, do të kishte qenë një cinizëm i pashoq i historisë. Në fund, hakmarrja e lirisë kundër armiqve të saj, futet në skenë dhe, personazhin dramatik, liderin me skeptrin e të pamposhturit, e kthen në një burrë që luan tavëll. Në kokë ka një kapele me tri shkronja: FBI. Shokëve të lojës u thotë: ma ka dhuruar Charlie. Netflix ka bërë një dokumentar, a e keni parë? Ndryshe nga aktpadia ku përmendesha 14 herë, në serial vetëm 2. Bah!
Të fundit
“Truri i babait”, si e ndryshon atësia mendjen mashkullore
5 Qershor 2026, 21:44
Sekuestrohen 50 mijë euro të padeklaruara në doganën e Durrësit
5 Qershor 2026, 21:25
Qytetarja e martuar prej 30 vitesh në Tiranë, institucionet e nxjerrin beqare!
5 Qershor 2026, 21:19
Rama fajëson armiqtë e Trump për jehonën e Zvërnecit: Nuk i rruhej njeriu...
5 Qershor 2026, 20:56
Gardisti dhunon protestueses gjatë takimit të Ramës /VIDEO
5 Qershor 2026, 20:39
Protestë kundër Ramës edhe në Berlin
5 Qershor 2026, 20:14
Avokati i Metës: Nëse Rama nuk dëshmon, procesi nuk është i plotë
5 Qershor 2026, 20:01
Si bllokada detare amerikane i ka humbur Iranit 6 miliardë dollarë të ardhura nga nafta
5 Qershor 2026, 19:44
Gjyqi në GJKKO, Kryemadhi: Dosja bazohet në thashetheme, USB-ja me prova…
5 Qershor 2026, 19:24
Edhe pas krizës, nafta e shtrenjtë ende sfidë për Shqipërinë
5 Qershor 2026, 19:09
Policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe
5 Qershor 2026, 18:50
Aksident në Kombinat, makina përplas të miturin
5 Qershor 2026, 18:33
Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?
5 Qershor 2026, 18:27
Von der Leyen: Shqipëria të ndjekë shpejt Malin e Zi
5 Qershor 2026, 18:13
Këto shenja të zodiakut do të gjejnë dashurinë në qershor!
5 Qershor 2026, 18:01
Siguri e shtuar për vizitën e Ramës në Vlorë
5 Qershor 2026, 17:46
Kuqezinjtë humbasin një vend në renditjen e FIFA-s
5 Qershor 2026, 17:32
Policia heq 14 mole detare në Ksamil
5 Qershor 2026, 17:16
Aksidentohet urbani te Gjykata e Tiranës, disa të lënduar
5 Qershor 2026, 16:56
Belgjika shqyrton shitjen e bizhuterive mbretërore për të mbushur boshllëqet në buxhet
5 Qershor 2026, 16:45
Hetimi për korrupsion në Partinë Socialiste, kryeministri mohon akuzat: Nuk kisha dijeni
5 Qershor 2026, 16:14
Deputeti socialist Klevis Jahaj paraqitet në SPAK
5 Qershor 2026, 16:01
Foto/ Qindra qytetarë i japin lamtumirën Enea Mekollit
5 Qershor 2026, 15:39
Qytetari i vë thikën në qafë policit të Rrugores
5 Qershor 2026, 15:03
Studimi: Produktet e njëjta në markete në Shqipëri janë 83% më të shtrenjta se në Europë
5 Qershor 2026, 14:53
Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec
5 Qershor 2026, 14:19
Spiropali rendit problemet e qeverisjes: Pushteti po i tejkalon institucionet
5 Qershor 2026, 13:51
Berisha: Mbështesim protestën qytetare për Zvërnecin, por PD nuk përfshihet
5 Qershor 2026, 13:29
Protesta e bukur e shëmtuar
5 Qershor 2026, 13:10
Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore
5 Qershor 2026, 12:25
Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve
5 Qershor 2026, 11:38
Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho paraqitet sërish në SPAK
5 Qershor 2026, 11:02
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot
5 Qershor 2026, 09:49
Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë
5 Qershor 2026, 09:37
Dy makina përplasen në aksin Kardhiq–Delvinë, një i vdekur e 3 të plagosur
5 Qershor 2026, 08:35
Me alternime vranësirash, si parashikohet moti për sot
5 Qershor 2026, 08:20
Udhëkryqi që sjell protesta për Zvërnecin: Nga do t’ia mbajë Shqipëria
5 Qershor 2026, 08:09
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
5 Qershor 2026, 07:57
Hasimja: Shqipëria po humb një shans historik për integrimin në BE
4 Qershor 2026, 22:57
Senati amerikan miraton Eric Wendt për postin e ambasadorit të SHBA në Shqipëri
4 Qershor 2026, 22:30
Gazetarja: 43-vjeçari që vrau policin në Maliq ka qenë pjesë e forcave Komando
4 Qershor 2026, 22:10
Andoni Iraola është zyrtarisht trajneri i Liverpool
4 Qershor 2026, 20:52
U vra në krye të detyrës, familja refuzon varrimin e efektivit në Varrezat e Dëshmorëve
4 Qershor 2026, 20:26
Dridhet aeroporti i Vlorës/ Qeveria i vë gjobë 3 milionë lekë koncesionarit për vonesat
4 Qershor 2026, 19:18
BE do të japë 116 milionë dollarë ndihmë për ushtrinë libaneze
4 Qershor 2026, 18:12
Rrëzohet avioni në Kroaci, të paktën 4 persona të vdekur
4 Qershor 2026, 16:31
Berisha: Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi nga Berati
4 Qershor 2026, 16:26
Minatorët e Bulqizës vijojnë bojkotin e punës, kërkojnë rritje pagash
4 Qershor 2026, 16:17
Vrasja e efektivit në Maliq, shoqërohet në polici nëna e autorit të dyshuar
4 Qershor 2026, 16:06
Ish-shefi i policisë malazeze ndalohet të hyjë në Serbi
4 Qershor 2026, 16:05
Berisha në Kuvend: Zvërneci po jepet pa transparencë, Rama fshihet nga përgjegjësia
4 Qershor 2026, 15:55
Pas më shumë se 5 orësh, Igli Tare del nga ambientet e SPAK, ‘kyç’ gojën për mediat
4 Qershor 2026, 15:17
Momenti kur Gjesti hyn i armatosur në zyrat e shtëpisë diskografike
4 Qershor 2026, 15:03
Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
4 Qershor 2026, 14:33
Shalqiri, aleati i zemrës në verë
4 Qershor 2026, 13:56
Bordi vijon “ping pong” me çmimet e karburanteve, rritet sërish nafta
4 Qershor 2026, 13:39
Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!
4 Qershor 2026, 13:21
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
4 Qershor 2026, 13:14
Makina përfundon në kanal, banorët shpëtojnë babë e bir
4 Qershor 2026, 12:55
Berisha: Mbështesim çdo protestë, por nuk marrim autorësi, Rama mos bëjë anti-miting
4 Qershor 2026, 12:46
SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë
4 Qershor 2026, 12:39
Berisha flet jashtë Kuvendit: Kryeministri po shmang interpelancat, shkel Kushtetutën
4 Qershor 2026, 12:26
Video/ Pamje nga vendi i ngjarjes ku u vra polici në Maliq
4 Qershor 2026, 11:52
"Po i bëhet presion administratës", Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë
4 Qershor 2026, 11:33
Efektivi i plagosur në Korçë mbërrin te Trauma, ka marrë plagë në nofull dhe qafë
4 Qershor 2026, 11:26
SPAK troket te Igli Tare, ish-futbollisti përfshihet në dosjen Balluku
4 Qershor 2026, 11:16