Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Luciano Boçi*
Kremtimi i 100 vjetorit të një marrëdhënieje jetike për një komb, është një ngjarje me përmasa madhore. Në raste të tilla historia dominon ligjërimin politik dhe përcakton piketat e së ardhmes, pavarësisht momentum-it kulmor.
Pavarësisht kush është qeveria e pavarësisht kush drejton diplomacinë aktuale. Te dyja janë rastësi fatlume.
Por kjo gjë nuk ndodhi në ceremoninë e 100 vjetorit historik të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe SHBA-së.
Historia e kësaj ngjarje u thërrmua dhe një pjesë e madhe e saj u la aty pas kuintave, e harruar me zor, megjithëse gjatë gjithë kohës sundoi situatën e nderë të fjalimeve me pamje rozë e të lyer me rozë.
100 vite nuk janë pak.
100 vite kanë brenda tyre ngjarje kulmore e personazhe kulmorë, anashkalimi i të cilave e zbehu së tepërmi shkëlqimin e buzëqeshjeve false dhe ndriçimin e fishekzjarreve të rrëmujshme.
Ende më shumë zwvëndësimi i historisë me ca këngë atmosferike e paradë njerëzish të pushtetshëm në shesh, e zbriti festimin në nivelin e një anti-mitingu politik, duke i humbur atij solemnitetin dhe ceremonialin shpirtëror e shtetëror.
Por nuk e mendoja që në të gjithë këtë atmosferë të sundonte ironia, që nga ajo simbolike (përfshirë xhaketën kryeministrore) e deri tek ajo e gjesteve, e fjalimeve dhe e kuptimeve.
Ishte ironike tek shihje që pasardhësit e drejtpërdrejtë të atyre që fshinë e ndaluan 45 vjet marrëdhënie, nga 100 vite gjithsej me SHBA-të, të performonin sot si dashnorët e dashnoret më të mëdhenj të kësaj marrëdhënie.
Akoma më ironike, tek shfaqeshin si medalje-mbajtësit e kësaj ngrohtësie 100 vjeçare.
Ndoshta shija shumë e ëmbël e këtyre viteve të fundit, i ka bërë të kapërcejnë idhtësinë e 45 viteve të mëparshme.
Kulmi i ironisë ishte përmendja, qoftë dhe në kontekst ironik e figurës së diktatorit E. Hoxha dhe e kontributit të tij nga Rama dhe mosreagimi refuzues i sallës, i mbushur madje tek-tuk dhe me njerëz gjerësisht të njohur për korrupsion.
Hoxhës aty midis, për turp të historisë së bërë pis dhe pink, iu dha një vend.
Por askush nuk guxoi aty të përmendë figurën qendrore të rihapjes së këtyre marrëdhënieve në ‘90, të mohuara me dhunë nga paraadhësit e atyre që sot zgërdhiheshin në pod.
Refuzuan të përmendin 30 vite histori. Kishin kurajo për E. Hoxhën, por s’kishin kurajo për Sali Berishën! Vetëm me kontekst negativ madje.
O tempora, O mores!
Duan s’duan, Sali Berisha është etapë kulmore e historisë së marrëdhënieve midis SHBA-së dhe vendit tonë.
Aty në atë ceremoni ishte e pamundur të ishin Xhejms Beker, Xhorxh Bush, Bill Klinton e të tjerë figura të njohura amerikane që kanë vendosur piketa të larta përgjatë këtyre viteve në këtë marrëdhënie.
Por ishte e mundur që bashkëpunëtori i tyre, ish Presidenti i parë i sistemit pluralist, ish Kryeministri për shumë vite i Shqipërisë së NATO-s dhe për meritë të tij e qeverisë së tij, i Shqipërisë në rrugën e BE dhe prej meritës së tij e qeverisë së tij, të ishte aty, jo se po e shkruaj unë, por se e donte nderi dhe respekti i historisë së këtyre marrëdhënieve.
Duan s’duan, Berisha ka rolin historik të krijimit të PD-të dhe të kapërcimit epokal nga diktatura në demokraci. Dhe para historisë të gjithë përulen me respekt, pavarësisht dritë-hijeve që hedhin bashkëkohësit.
Përgjatë 30 viteve, në të gjitha pozicionet që ka mbajtur, Sali Berisha ka pasur prioritet dhe mision forcimin dhe zhvillimin e kësaj marrëdhënie dhe sukseset janë të prekshme e kulmore.
E këtë nuk e mohon e nuk mund ta fshehë dot askush, pavarësisht se mund ta heshtë me dhunë, për shkak të konjukturës politike apo diplomatike.
“Non grata” nuk është histori. Është një akt ende i pa provuar gjyqësisht. Ajo nuk mund të ishte një pengesë për t’u shëruar nga e vërteta.
Është thjeshtë një hije, madje e sfiduar që nuk mund ta pengonte praninë e njeriut kyç të këtyre viteve marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA-në, sikurse vetë prania në ceremoni nuk e rrezikonte non grata-n. Hija e saj megjithatë, pavarësisht finteve, nuk e fshin dhe nuk e mbulon dot historinë.
E këtu mësimi na vjen nga vetë SHBA-ja. Niksoni vërtet u dorëhoq pas skandalit të Watergate-it, si skandal i papranueshëm për demokracinë amerikane, por roli e vendi historik i tij si ish-President i SHBA-ve, mbetet i pacënueshëm.
Vizita e tij 50 vite më parë në Kinë ndryshoi rrjedhën e historisë botërore dhe hapi nje faqe të re në marrëdhëniet midis dy vendeve. Ky kulm historik është i paharrueshëm.
Merre me mend të mos ftohej Nikson në një event me simbolikë historike, pse u dorëhoq, pse ishte përfshirë në një skandal!?
Në demokracinë amerikane do ishte një skandal dhe më i madh se Watergate.
Në këtë kontekst përjashtimi i Berishës nuk qëndron as moralisht, as historikisht, po dhe as politikisht, përderisa ai është sot aty si shprehje e vullnetit të lirë të njerëzve të organizuar në një forcë politike që shembi regjimin e riktheu marrëdhëniet me SHBA-të.
Heqja e Berishës nga ceremonia, më sjell ndërmend ato përjashtimet figurative që bënte E. Hoxha, sa herë gjente armiq të rinj dhe urdhëronte retushimin e fotove, për të asgjësuar nga sytë e publikut ‘armiqtë e kllasës’. Siç bënte dhe me historinë. Me Zogun, me Fishtën, Koliqin, Poradecin. Tani retushimi është më i drejtpërdrejtë e është zëvendësuar me mosftim e në mosfjalë e në mosfoto.
Jo vetëm kaq. Në rast të përsëritur, të ndaluar e kishin ceremoninë e shqiptarëve dhe bashkëpunëtorët e tij. Asgjë më shumë se një ngjashmëri brilante me sjelljet e diktaturës që dënimin e një figure të lartë e vazhdonte me efektin domino në të gjithë rrethin familjar dhe shoqëror, të konsideruar si armiq potencialë.
Përjashtimit en groupe, si një dënim en groupe, ne i dhamë fund me ndihmën e SHBA-së në fillimin të viteve ‘90.
Por, na u desh rikthimi i një pinjolli regjimi në pushtet që këto dënime të rikthehen fatkeqësisht përsëri. Këtu ishte ironia tjetër e ceremonisë, ironia e historisë.
E natyrshëm lind pyetja: Vallë jemi në demokraci alla amerikane, apo në një regjim alla Hoxhë me regji nga lart?!
Krahas Berishës, aty mund të ishin të ftuar dhe copëza të tjera të historisë. Edhe Nano, edhe Bufi, edhe…edhe historia. Dhe si për ironi dhe ata munguan.
Por nuk mbaron këtu ironia.
Në ceremoninë e 100 vjetorit të marrëdhënieve, nuk mungonin “shallekuqtë”, që i këndonin dikur vargje e i dhuronin lule diktatorit, atij që SHBA-të i quante armiqtë e botës.
Por mungonin ata. Specifikët. Ata që duruan vite të tëra burgu, të shkaktuar nga “të kuqtë”, pasardhësit rozato të të cilëve, japin sot mend për këtë marrëdhënie.
Munguan ata që rrezikuan jetët e tyre për të ndërtuar nën diktaturë fillin e marrëdhënies së pashuar me Amerikën, demokracinë e lirinë e saj e që me trishtim shihnin sot simbolin e Bllokut të dikurshëm të jepte leksione miqësie, grate e marrëdhënie.
100 vjetori historik u festua, por pa historinë brenda.
Vitet ishin, historia mungoi.
Zoti e bekoftë marrëdhënien SHBA-Shqipëri!
Koncerti në fund ishte thjeshtë jehona që prodhoi boshi i humnerës së historisë në këtë ceremonial pa histori.
Okelioja ironike, si akt final ironik i kësaj ceremonie, ishte foto-pëqafimi Rama-Balla alla Brezhniev-Honecker!
*Deputet i PD
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38