
Flash News
“Giro d’Italia 2025” nesër në Vlorë/ Policia shpall masat e qarkullimit dhe parkimit për qytetarët
Gjendet pas 6 ditësh trupi i pajetë i 29-vjeçarit në Klos
U arrestua pak metra larg SPAK, Prokuroria e Posaçme kërkon17 vite burg për ‘bosin’ e drogës
Starton sot Giro D’Italia, ja akset rrugore që bllokohen në Tiranë nga ora 13:00-18:00
Kush është Papa i ri?

Alfred Lela
Sot mbahet Konferenca e parë Ndërqeveritare në Bruksel. Pas zhbllokimit që parlamentet e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, i bënë procesit të anëtarësimit, lexo çeljes së negociatave, duket se Tirana dhe Shkupi kthehen në tryezën e bisedimeve si pritës, 'meritues' dhe dëshirues të një PO-je europiane.
E theksoj Tirana dhe Shkupi, jo Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, për të nënvizuar një fill tëhuajësimi të dy vendeve me procesin në fjalë. E kthyer më shumë në teknikalitet, si gjuhë dhe pengesë për t’u kapërcyer nga qeveritë e dy vendeve, brenda kornizave të proceseve politike vetëpromovuese të brendshme, BE është zhveshur nga kuptimi i parë dhe i kahershëm që popullatat respektive, sidimos shqiptarja, i jepnin asociimit me të.
Duhe pranuar se, në këtë raport gjithnjë e më mekanik, ka luajtur rol edhe një benefit i prekshëm dhe i dukshëm, lëvizja e lire, nëpërmjet inkuadrimit në regjimin europian të vizave.
Që kur shqiptarët dolën nga radhët e gjata dhe depersonalizuese në oborret e përparme ose të pasme të ambasadave, Europa nuk shërben më as si shkop dhe as si karrotë. Ajo mund të çmohet, preket, vizitohet, nënçmohet, duke ia nisur së gjithës sërish nga fillimi.
Pasë anulluar qytetarin nga skema e longing for Europe, i gjithë tensioni i ka kaluar establishmentit politik dhe sidomos qeverisë në fuqi. Në një kohë me kaq shumë dizintegrime, paradoksalisht, mungesa e një integrimi, si ai në klubin e vendeve të Europës, bie në sy.
Në Shqipëri, ku gjithçka bie në sy edhe më shumë, mungesa e qoftë edhe një hapi integrues në 8 vjet ngjan si krateri shtratin e të cilit e mbushin vetëm fjalimet patetike me Europë, ku kredoja e fillimit ngjan outdated dhe integrimi europian është vazhdimisht në uploading.
Qeveria shqiptare ka qenë e pafuqishme për ta ndërruar paradigmën, si së jashtmi ashtu dhe së brendshmi. E detyruar të luajë në kufijtë e saj, pra ta pranojë paradigmën, edhe pse ajo nuk punon (aktualisht) për të, por në njëfarë mënyre kundër tyre, Rama me të tijtë janë munduar to think outside the box, duke dalë kaq shumë jashtë saj, sa më shumë se një proces krijim-shkatërrrimi ndërtuan një dhomë jehone (echo chamber) për veten. Integrimi, në këtë hapësirë vetëngushëlluese pr-i, humbi çdo kuptim dhe u kthye në nuskë që u shpërndahej gjithë atyre që i besonin më shumë ‘partisë’ së fakteve të ftohta dhe të ashpra.
Ky repertor regjistroi, për shembull, një tuit të famshëm të kryeministrit, ku daullet e festës u çanë, në nder të çeljes së negociatave edhe para katër viteve. Apo më tej, një ‘referendum’ apo ‘këshillim kombëtar’ ku u kërkohej mendim qytetarëve shqiptarë nëse ata ishin për deçiftim nga Maqedonia e Veriut, apo jo. Krijimi i idesë së një rajoni me dy shpejtësi integrimi, siç para më shumë se një dekade flitej për një Europë të dy shpejtësive, veriu dhe jugu, nuk bëhej si përgjigje përkundrejt paradigmës së madhe të integrimit, por përkundër idesë së dizintegrimit të brendshëm politik. Duhet shpikur gjithmonë një recetë kundër dështimit.
Pasë kaluar mbi fushën e minuar të këtyre tetë viteve mosintegrim, hapja e negociatave më 20 korrik nuk duhet parë si fund i lumtur. Gjasat janë që Shqipërisë t’i çelen negociatat, por edhe kalendat greke.
Qeveria Rama nuk ka në favor as rekordet e veta, por as tendencat globale. Shqipëria është bërë një vend lehtësisht i shmangshëm. Ajo nuk ofron rezistencë si Serbia, dhe as nuk është një vend ku historia mund të bëjë luftë në çdo kohë, si Maqedonia e Veriut. Ajo nuk është e krishterë si Kroacia dhe Sllovenia, të anëtarësuara shumë më herët, dhe as një xhep i gatshëm për fëmijën e radhës të kangurit rus në siujdhesën e poshtme të Europës.
Shqipëria është një artefakt politik i paketuar si ‘aleat i dhënë një herë e përgjithmonë’. Në këtë kuptim , marrdhënien me Amerikën dhe me Europën e ka si hebrejtë me Zotin. E ka premtimin e tyre për mbrojtje, por Zoti e di kur kolonët do të kenë një shtet në kontinent.
*Ky shkrim është pjesë e serisë së shkrimeve rreth integrimit europian, të Institutit Shqiptar të
Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke.
Të fundit



A është Rama gati të bëhet Hoxha i ardhshëm?
9 Maj 2025, 13:50
Mbërrijnë në Kukës, Has dhe Tropojë materialet zgjedhore
9 Maj 2025, 13:30
Fluturim elektoral me destinacion Vlorën
9 Maj 2025, 13:18

Zyrat e IdentiTek, të hapura edhe ditën e shtunë
9 Maj 2025, 13:03
A do të na ndihmojë inteligjenca artificiale të flasim me kafshët?
9 Maj 2025, 12:55



Akti i katërt i Ramës: midis Brukselit dhe Mafias
9 Maj 2025, 12:12
Gjendet pas 6 ditësh trupi i pajetë i 29-vjeçarit në Klos
9 Maj 2025, 12:01
Berisha: Pas datës 12 maj kjo opozitë, bëhet mazhorancë e Shqipërisë
9 Maj 2025, 11:52
Leo XIV kremton Meshën e Parë si Papë
9 Maj 2025, 11:42

Denoncon Spaho: Kandidati i PS në Pogradec jep 100 mijë lekë për votën
9 Maj 2025, 11:27
Mustafaj: Krenar për fushatën e denjë të PD
9 Maj 2025, 11:22
Dështon sërish konstituimi, Kosova ende pa Kuvend të ri
9 Maj 2025, 11:06





"Vota nuk ka çmim", ambasada e SHBA në Tiranë 'shuplakë' Ramës
9 Maj 2025, 10:06

Furnizonin grupe kriminale me armë zjarri, arrestohen dy të rinj
9 Maj 2025, 09:45


Ja pse nuk duhet të votosh më Partinë Socialiste pas 12 viteve qeverisje
9 Maj 2025, 09:08




Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot
9 Maj 2025, 08:19
Dhurata që Berisha i bëri ‘live’ Ramës
9 Maj 2025, 08:13
3 shenja që tregojnë se je i/e mbrojtur shpirtërisht
9 Maj 2025, 08:05



Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
9 Maj 2025, 07:22
Mot i paqëndrueshëm, mesdita sjell reshje shiu
9 Maj 2025, 07:01
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Maj 2025, 06:45

Si e ndryshoi LaCivita fushatën e PD? Berisha: Ka studiuar kundërshtarin
8 Maj 2025, 22:49

Davidi rimposht Goliatin
8 Maj 2025, 22:15

Gazetarja: Në shtabet e partive ka të infiltruar të SPAK
8 Maj 2025, 21:55
Kush është Papa i ri?
8 Maj 2025, 21:48
Berisha zbulon përfundimisht se kur do të tërhiqet nga politika
8 Maj 2025, 21:33


LaCivita në Lezhë: Shqiptarët do ta pushojnë Edi Ramën nga puna
8 Maj 2025, 21:11


Berisha: LaCivita na zgjodhi ne sepse ai beson tek programi i Reganit
8 Maj 2025, 20:48










Mediu foto me LaCivitta në Tiranë: Për Shqipërinë Madhështore
8 Maj 2025, 18:40
Burimi: Vendimi i DASH një fitore personale e Berishës
8 Maj 2025, 18:30
Tym i bardhë nga Vatikani: Është zgjedhur Papa i ri
8 Maj 2025, 18:14
Hiqi ato syze deliri e shih vendin ku e ke cuar?
8 Maj 2025, 18:02
LDK dorëzon kallëzime penale për anëtarët e Qeverisë në detyrë
8 Maj 2025, 18:02







Analiza e BIRN: Tirana, qarku përcaktues për maxhorancën e ardhshme
8 Maj 2025, 16:04

PD në terren: Çupi, Noka dhe Këlliçi premtojnë ndryshim përmes veprave
8 Maj 2025, 15:40


Kontrata me PD e Chris LaCivita, Berisha: 100% korrekte dhe e pastër
8 Maj 2025, 15:11

“Këto janë ditët kulmore”, Berisha tregon kur do të udhëtoj në SHBA
8 Maj 2025, 14:45





Foto/ Cilët janë 3 bashkëpunëtorët e Talo Çelës të arrestuar në Dubai?
8 Maj 2025, 13:37





