Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Me gjyqin folklorik, mbajtur sot në Kryesinë e Kuvendit, ish-shtëpia famëkeqe e Komitetit Qendror të Partisë së Punës, Kryeministri shënoi fundin, të paktën simbolik, të Edi Ramës si ish-pedagogu, ish-kontraversiali, ish-koloristi i skenës politike. Rama e nisi në mes të grisë, me mëtimin për ta ngjyrosur Tiranën, politikën dhe Shqipërinë, me ngjyrat e ndezura të modernitetit, dhe e përfundoi një të mërkurë fundshkurti si epitomë e grisë, së vjetrës. Një Ramiz Ali veshur me Brioni.
Sa keq për të!
Nëse sa më lart është një zbërthim i simbolikës që Rama shpalosi sot në mes të Tiranës, çka vlen politikisht është domethënia e acarimit të tij me SPAK.
Së pari, dhe më kryesorja, në informacionet dhe intuitën e Ramës, SPAK po e centron ngadalë objektin e sulmit, duke iu afruar qendrës së pushtetit. Automatikisht, një centrim i tillë e bën Prokurorinë e Posaçme të duket, të paktën së jashtmi, si instrumenti që do të reflektojë ndryshimet politike në Uashington dhe projeksionet e tyre në Tiranë. Jo vetëm ndryshimet si të tilla, por edhe një ‘gjak i keq’, ende i patharë, sa në Uashington e sa në Tiranë, që lidhet me emrin e Charles McGonigal dhe dosjen që i vjen nga pas.
Së dyti, shkëmbimi i zjarrit me SPAK, i ka hequr Edi Ramës të vetmin ‘program’ elektoral që kishte përgatitur për zgjedhjet e 11 majit. Kryeministri e kishte filluar, që përgjatë 2024, dhe ndoshta edhe më herët - përgatitjen e platformës kryesore elektorale të zgjedhjeve të këtij viti: Reforma në drejtësi, e bërë ekskluzivisht nga PS -sipas tij, dhe dënimet shembullore, përfshirë edhe ‘tanët’ të cilët “ne nuk i mbrojtëm’.
Imagjinaren e kësaj fushate të lehtë ia vuri në dyshim, fillimisht përfundimi i zgjedhjeve në Amerikë dhe, në vijim mënyra se si Trump po e ushtron presidencën apo njerëzit që po zgjedh në krye të punëve. Disa prej këtyre janë të linjës së ashpër, detraktorë të korruptimit të administratës Biden, përfshi edhe çështje shqiptare, si rastin McGonigal apo non grata-n e Sali Berishës. Këtu mund të futësh Lee Zeldin, ish kongresmenin, apo Dan Bonginon, që sapo u emërua zv/drejtori i FBI.
Me emërimin e këtij të fundit si zëvendës i një tjetër radikali si Kash Patel, mundësia e rihapjes së dosjes McGonigal, një pjesë e së cilës është mbyllur (sealed) nga Departamenti i Drejtësisë e ka alarmuar Ramën.
E gjithë parehatia e Kryeministrit, shkumëzimet e tij, lidhen me këto zhvillime. Kështuqë, si mitingu në sheshin Skënderbej, ashtu dhe mbledhjet e grupit parlamentar socialist, nuk janë përpjekja [kaq e papritur!] për të mbrojtur Veliajn, por për të dëshmuar forcën që buron nga pafuqia. Më shumë se skërmitje ndaj SPAK, janë përpëlitje për të rigjetur negociatën e humbur me amerikanët. As miqtë e Hunterit dhe as naftëtarët, fqinj me Mar-a-Lagon, nuk po kandisin dot gjë, dhe çdo ditë që kalon rrit zemërimin, degradon sjellje dhe ngushton lakun.
Sot Edi Rama, thuajse me pengmarrje, thirri Rektorin e një Universiteti-që me ligj gëzon autonomi nga qeveria- e futi në Kuvend, institucion në letër i pavarur nga Ekzekutivi, dhe përdori si veten, si deputetët, ashtu dhe rektorin për të goditur njerëzit e drejtësisë, një pushtet gjithashtu në letër i pavarur.
Dalzotja që Rama po u bënte universitarëve në hetim nga SPAK-të pambrojturve, të vegjëlve-ishte asgjë më pak se barrikada për të ruajtur veten. Rama i shpalli zyrtarisht luftë SPAK-ut kur ky institucion guxoi t’i afrohej. Stafi dhe rektori i Universitetit Bujqësor nuk qenë gjë tjetër veçse war by proxy. Pra, përdorimi i palëve të treta për të deklaruar qëllimet e palës parësore në konflikt.
Opozita ka vetëm një detyrë: të mos futet në këtë shkëmbim zjarri. Ajo ka qenë prej shumë kohësh në qendër të tij dhe zemërata e së shkuarës nuk mund të jetë këshilltar i së tashmes.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38