
Flash News
Starton sot Giro D’Italia, ja akset rrugore që bllokohen në Tiranë nga ora 13:00-18:00
Kush është Papa i ri?
Papa Leo i XIV përshëndet për herë të parë besimtarët në sheshin e Shën Pjetrit
Tym i bardhë nga Vatikani: Është zgjedhur Papa i ri
"Liria funksionon", PD përshëndet qëndrimin e DASH: E drejta vonoi, por u kthye në vend

Alfred Lela
Edi Rama e ka marrë kredon e politikës së jashtme të Republikës së Shqipërisë “zero probleme me fqinjët” dhe e ka përmbysur, në mënyrën e tij, ku bashkohen transgresioni dhe iluzioni. Në njëfarë mënyre, z. Rama projektoi një politikë të jashtme të “zero probleme me armiqtë”, ilustrimin e së cilës na e shërben raporti i çuditshëm i tij me Aleksandër Vuçiç.
Në politikën e jashtme të Ramës shkëlqejnë raportet ekskluzive me Turqinë dhe Serbinë: të parën e ka shpallur aleate strategjike, dhe me të dytën ka ngjizur një përpjekje që anashkalon, jo vetëm historinë e vështirë mes dy kombeve, statusin e Vuçiç si ish-ministër i Milosheviqit, por edhe Republikën e Kosovës, shtetin e ri, populluar në shumicë me shqiptarë dhe me kujtime të përgjakshme shkaktuar nga serbët.
Në një sprovë që ai e shihte të ngjashme me projektin franko-gjerman, paqe pas kasaphanës së fundviteve '90, Edi Rama ideoi “Ballkanin e hapur”, emri i të cilit vezullonte “Shoqërinë e hapur” të sponsorit të tij George Soros.
Qeveria dhe populli i Kosovës nuk ia pranuan as “Ballkanin e hapur” dhe as idenë se me serbët mund të bëhet paqe sikur ata të ishin gjermanë. Kosovarëve nuk u duhet një përkthyes për ‘serbishten’ e luftërave të gjata, edhe kur ky vjen i shuguruar si ndërmjetës nga Shqipëria amë. Ata e dinë se, serbët, mitet më të forta i kanë të bazuara mbi humbjet dhe jo fitoret, dhe pikërisht në Fushë-Kosovën e 1389-ës një mitologji e tillë ka rrënjë të përgjakshme dhe inatçore.
Duke mos qenë njeri i traditës, Edi Rama nuk e kuptonte, siç bënë kosovarët, se historia mund të zbukurohet, por ajo nuk ndreqet. Me ketë keqkuptim, kryeministri nga Tirana i afrohej çështjes, si shoferët shqiptarë i qasen një rrethrrotullimi: futen në të duke shpërfillur ata që janë ndërkohë brenda. Në një rrethrrotullim shqiptar ia del herët a vonë, por rotonda e historisë ka nënvetëdije shtresore. Sidomos në Ballkan.
Përpjekja e Edi Ramës për të prodhuar me AI (inteligjencë artificiale) një paqe e cila nuk njihte luftrat e së shkuarës, dështoi me zhurmë një mbrëmje vjeshte në Banjskë të Kosovës veriore. Ideja e “Ballkanit të hapur” u vra më 24 shtator bashkë me Afrim Bunjakun, por plasaritjet mbi lëvozhgën e saj kishin nisur muaj më parë pas përleshjeve brutale në Mitrovicë mes serbëve dhe forcave të KFOR-it.
Prej vitesh kryeministri shqiptar ngiste me ojna-bojna në rotondën rajonale Pink Cadillac-un e “Ballkanit të hapur”. Derikur proxy-t e regjimit të Vuçiç ia behën me Yugo-n karakatinë dhe armatimet e së shkuarës (që nuk vdes kurrë).
Në Tiranë, më 16 tetor, për ironi mu ditën e lindjes së Enver Hoxhës-edhe ai jo aq i huaj për jugosllavizmin dhe Federatën- në mauzoleun e ngritur për të, Edi Rama, për të cituar Sali Berishën, varrosi “Ballkanin e hapur”.
Arkëmorti i kësaj foshnjeje historike, që Ramës i dështoi në duar, duhet t’i ketë dhënë një mësim kryeministrit. Këng-e-vallja e organizuar sot, për ta kthyer varrimin në spektakël, shkakton trullosjen e vet, por nuk e shmang atë që shkëlqen më fort: Edi Rama bën një politikë të jashtme që ka në qendër Edi Ramën, jo Shqipërinë dhe shqiptarët.
Të fundit


Dhurata që Berisha i bëri ‘live’ Ramës
9 Maj 2025, 08:13
3 shenja që tregojnë se je i/e mbrojtur shpirtërisht
9 Maj 2025, 08:05



Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
9 Maj 2025, 07:22
Mot i paqëndrueshëm, mesdita sjell reshje shiu
9 Maj 2025, 07:01
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Maj 2025, 06:45

Si e ndryshoi LaCivita fushatën e PD? Berisha: Ka studiuar kundërshtarin
8 Maj 2025, 22:49

Davidi rimposht Goliatin
8 Maj 2025, 22:15

Gazetarja: Në shtabet e partive ka të infiltruar të SPAK
8 Maj 2025, 21:55
Kush është Papa i ri?
8 Maj 2025, 21:48
Berisha zbulon përfundimisht se kur do të tërhiqet nga politika
8 Maj 2025, 21:33


LaCivita në Lezhë: Shqiptarët do ta pushojnë Edi Ramën nga puna
8 Maj 2025, 21:11


Berisha: LaCivita na zgjodhi ne sepse ai beson tek programi i Reganit
8 Maj 2025, 20:48










Mediu foto me LaCivitta në Tiranë: Për Shqipërinë Madhështore
8 Maj 2025, 18:40
Burimi: Vendimi i DASH një fitore personale e Berishës
8 Maj 2025, 18:30
Tym i bardhë nga Vatikani: Është zgjedhur Papa i ri
8 Maj 2025, 18:14
Hiqi ato syze deliri e shih vendin ku e ke cuar?
8 Maj 2025, 18:02
LDK dorëzon kallëzime penale për anëtarët e Qeverisë në detyrë
8 Maj 2025, 18:02







Analiza e BIRN: Tirana, qarku përcaktues për maxhorancën e ardhshme
8 Maj 2025, 16:04

PD në terren: Çupi, Noka dhe Këlliçi premtojnë ndryshim përmes veprave
8 Maj 2025, 15:40


Kontrata me PD e Chris LaCivita, Berisha: 100% korrekte dhe e pastër
8 Maj 2025, 15:11

“Këto janë ditët kulmore”, Berisha tregon kur do të udhëtoj në SHBA
8 Maj 2025, 14:45





Foto/ Cilët janë 3 bashkëpunëtorët e Talo Çelës të arrestuar në Dubai?
8 Maj 2025, 13:37






Tym i zi del nga Kapela Sistine, Vatikani ende pa Papë
8 Maj 2025, 12:26





Ekstradohet në Shqipëri, Davide Pecorrelli
8 Maj 2025, 11:29


Gjin Gjoni: Non Grata ra, Rama të bëhet gati të shkojë tek McGonigal
8 Maj 2025, 11:01

Shembja e masivit të kromit, ende asnjë gjurmë nga 29-vjeçari
8 Maj 2025, 10:40
Shpërthen në flakë automjeti te Komuna e Parisit
8 Maj 2025, 10:25
I dha tokë babait dhe kushëririt, Basir Çollaku denoncon kandidatin e PS
8 Maj 2025, 10:16



Nesër “Giro d’Italia 2025”, ja akset që duhet të shmangni në Tiranë
8 Maj 2025, 09:23
Krimet Zgjedhore/ Agjentët e BKH dhe Policia kontrolle në Shkodër
8 Maj 2025, 09:19
Arrestohen në Dubai 3 bashkëpunëtorë të Talo Çelës
8 Maj 2025, 09:02
Miu në kthetrat e bufit, Chris LaCivita i përgjigjet drejtpërdrejt Ramës
8 Maj 2025, 08:45
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
8 Maj 2025, 08:30
BIRN: Krimi i organizuar, ‘partia e padukshme’ e zgjedhjeve në Durrës
8 Maj 2025, 08:26
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
8 Maj 2025, 08:08
Vranësira dhe reshje shiu, si pritet të jetë moti gjatë ditës
8 Maj 2025, 07:52
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
8 Maj 2025, 07:40


Rama sulmon Bardhin: Fieri s’mund të përfaqësohet nga gazi i botës
7 Maj 2025, 22:36



BE i bën thirrje Izraelit të heqë bllokadën humanitare në Gaza
7 Maj 2025, 21:42
