Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Nicholas Kristof / The New York Times
Gjëja më ironike është se ekziston një manual për të përmbysur autokratët. Ai u shkrua këtu në Amerikë, nga një shkencëtar politik i përvuajtur që unë e njihja, me emrin Gene Sharp. Edhe pse pak i njohur në Shtetet e Bashkuara para vdekjes së tij në vitin 2018, ai ishte i vlerësuar jashtë vendit, dhe “kutia e tij e veglave” u përdor nga aktivistë në Europën Lindore, Lindjen e Mesme dhe në gjithë Azinë. Librat e tij, që theksojnë protestat paqësore që bëhen ngjitëse, janë përkthyer në të paktën 34 gjuhë.
“Më mirë të kem këtë libër sesa bombën bërthamore”, tha dikur një ish-ministër i mbrojtjes i Lituanisë për shkrimet e Sharp.
Një studiues i qetë, që punonte nga apartamenti i tij në Boston, Sharp rekomandoi 198 veprime, shpesh simbolike, që varionin nga grevat e urisë te bojkotet seksuale e deri te funeralet përqeshëse.
“Diktatorët nuk janë kurrë aq të fortë sa pretendojnë,” ka thënë dikur Gene Sharp, “dhe njerëzit nuk janë kurrë aq të dobët sa mendojnë se janë.”
Një nga mësimet që vjen nga lëvizjet kundër autoritarizmit anembanë botës është se argumentet abstrakte nuk janë shumë efektive. Përkundrazi, tri qasje të tjera, që mbështeten te puna e Sharp, duken më të suksesshme.
E para është tallja dhe humori — mundësisht me nëntekst provokues.
Wang Dan, një nga liderët e demonstratave për demokraci në Sheshin Tiananmen në Kinë në vitin 1989, më tha se në Kinë, lojërat me fjalë (kalamburet) shpesh “përçojnë më shumë se sa slogane solemne politike.”
Për një kohë, interneti kinez u kënaq me “kuajt prej kashte-balte” — gjë që mund të ngatërrojë zoologët e së ardhmes që eksplorojnë arkivat kineze, pasi një kafshë e tillë nuk ekziston fare. E gjitha është një shaka vulgare: në gjuhën kineze, “kuaj prej kashte-balte” tingëllon shumë ngjashëm me një sharje, aq e rëndë saqë do ta bënte ekranin tuaj të skuqej. Por në dukje, është vetëm një homonim i pafajshëm për një kafshë, dhe prandaj përdoret për të tallur censurën kineze.
Dyqanet në Kinë shisnin lodra të kuajve kashte-balte (që ngjanin me alpaka), dhe një dokumentar natyror i rremë përshkruante zakonet e tyre.
Një këngë kineze tregonte eposin e betejës midis kuajve kashte-balte dhe gaforreve të lumit — sepse “gaforre lumi” është një lojë fjalësh për termin kinez që nënkupton “censurë”.
Kënga shpallte me optimizëm fitoren e kuajve kashte-balte.
Ata mposhtën gaforret e lumit për të mbrojtur kullotat e tyre,” deklaronte kënga. “Gaforret e lumit u zhdukën përgjithmonë.”
Humori e vendos autokratin në një pozitë të vështirë.
Ai duket qesharak nëse ndalon shakatë, por duket i dobët nëse i injoron ato.
Çfarë mund të bëjë një diktator?
Merrni si shembull Presidentin Xi Jinping të Kinës, i cili nganjëherë tallet sepse i ngjan arushit Winnie-the-Pooh.
Kështu që Kina ndalon imazhet dhe filmat e Winnie-the-Pooh, gjë që i jep njerëzve edhe më shumë arsye për të qeshur me të.
As Winnie-the-Pooh dhe as kalorësia e kuajve kashte-balte nuk do ta përmbysin Xi-në, por humori ka ndihmuar më parë: Ai ndihmoi në rrëzimin e despotit serb Slobodan Milosheviç në vitin 2000.
Një grup disidentësh i quajtur Otpor ishte aq i vogël sa protestat e tij nuk do të vëreheshin. Por Otpor, duke u mbështetur shumë në punën e Gene Sharp-it, u angazhua në teatër rrugor që tërhoqi vëmendjen e publikut:
Në Beograd, vendosën imazhin e Milosheviçit mbi një fuçi dhe u kërkuan kalimtarëve ta godisnin me shkop bejsbolli.
“Të shihje një grup të rinjsh të çliruar duke e tallur Millosheviçin, i bënte kalimtarët të buzëqeshnin,” shkruan Tina Rosenberg në librin e saj “Join the Club”, “dhe i inkurajonte ata të mendonin për regjimin, dhe për rolin e tyre, në një dritë tjetër.”
Rosenberg citon një prej drejtuesve të Otpor-it që thoshte: “Gjithmonë ishte si një festë e madhe.” Kjo e bëri protestën trendi dhe “cool”, tallja u përhap si virus, dhe në fund, opozita u shndërrua në një lëvizje masive që e detyroi Millosheviçin të jepte dorëheqjen.
Qasja e dytë, që shpesh ka rezultuar e suksesshme, nuk është theksimi i demokracisë si parim, por denoncimi i korrupsionit, hipokrizisë dhe dështimeve ekonomike të liderëve autokratë.
Kritikët zakonisht kanë shumë municion kur është fjala për hipokrizinë, sepse autokratët pëlqejnë të pozojnë si mbrojtës të moralit, ndërsa mungesa e llogaridhënies shpesh çon në… rrëshqitje.
Një shembull: Shefi i policisë në Teheran, që kishte për detyrë të zbatonte kodin islamik të veshjes për gratë, u raportua se u gjet lakuriq në një shtëpi publike me gjashtë prostituta, gjithashtu lakuriq.
Korrupsioni është gjithashtu një objektiv i lehtë, sepse kur autokratët bëhen gjithnjë e më të fuqishëm, ata dhe familjarët e tyre shpesh vendosin të pasurohen vetë.
Kudo ku ka autoritarizëm, ka edhe korrupsion.
Zyrtarët kinezë e kuptojnë ndjeshmërinë e kësaj çështjeje: Ata më kanë thënë se nuk kanë problem nëse gazetarë si unë kritikojnë Partinë Komuniste për shtypje apo politika të këqija, por “a mund të mos raportoni mbi financat e drejtuesve të partisë?”
(si për ish-kryeministrin, familja e të cilit ishte aq “punëtore” sa u ngrit nga varfëria për të grumbulluar të paktën 2.7 miliardë dollarë.)
Njëri nga njerëzit që dukej se i fuste më shumë frikë presidentit Vladimir Putin ishte Aleksei Navalny — mjeshtër i ironisë, i cili publikonte video që shfaqnin ekstravaganca si pallati personal “i kënaqësive” i Putinit me vlerë rreth 1 miliard dollarë — dhe që, kur u burgos në gulag, shpalli me humor se kishte tentuar të krijonte sindikatën e rojeve të burgut.
Qasja e tretë, që ka rezultuar shpesh e suksesshme, është përqendrimi te fuqia e një individi — një tragjedi e vetme, në vend të një deti shtypjeje. Protestuesit kundër aparteidit përdornin dikur sloganin: “Lironi të burgosurit politikë të Afrikës së Jugut”, por nuk tërhoqi vëmendje.
Më pas e ndërruan me: “Lironi Nelson Mandelën” — dhe të tjerat janë histori.
Në mënyrë të ngjashme, Pranvera Arabe nisi në vitin 2010 me një histori që të shkundte:
Një shitës ambulant 26-vjeçar tunizian i vuri zjarrin vetes për të protestuar kundër korrupsionit — dhe më pas miliona arabë dolën në rrugë kundër sunduesve të tyre.
Në Iran, gjashtë muaj protesta nisën në vitin 2022, kur një vajzë e re, Mahsa Amini, vdiq pasi u arrestua nga policia për mbajtje të papërshtatshme të hixhabit.
“Me vrasjen e saj, njerëzit humbën durimin dhe dolën në rrugë,” më tha Nasrin Sotoudeh, avokate iraniane e njohur për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Sotoudeh theksoi se edhe një protestë krijuese nga një njeri i zakonshëm mund të ndezë një lëvizje më të gjerë.
Ajo përmendi gruan që në vitin 2017 qëndroi në një rrugë të Teheranit, hoqi shaminë dhe e valëviti në fund të një shkopi; incidenti u bë viral dhe nisi lëvizjen “vajzat e rrugës së revolucionit” për të përfunduar detyrimin për veshjen e hixhabit.
Dhe megjithëse ligji për hixhabin ende ekziston, sot gratë nganjëherë e shpërfillin atë pa pasoja.
Ne shpesh i mendojmë politikanët si udhëheqësit natyralë të lëvizjeve të tilla. Por është e habitshme sa shpesh figurat që dalin në krye vijnë nga botë krejt të tjera: Një elektricist në një kantier detar në Poloni, i quajtur Lech Wałęsa. Një dramaturg çek, Vaclav Havel. Avokate gra në Iran. Një studente inxhinierie në Sudan. Një grua e ve dhe amvisë në Filipine, me emrin Corazon Aquino.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38