Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Andi Bushati te Lapsi.al dhe Kostana Morava te Politiko.al kanë ofruar deri më tash këndet më të përafërta në prizmin shumëspektërsh të pikëpamjeve mbi revoltën pas vrasjes së Klodian Rashës. Bushati thekson se ‘protestuesit e kanë me të gjithë ne’, duke futur këtu si ata që janë në pushtet, ata që i shërbejnë pushtetit, apo të tjerët që janë në opozitë dhe, sapo të jenë në pushtet, do të marrin shpejt e pa naze, shërbimin e atyre që tash i servilosen pushtetit.
Morava ishte e para që piketonte revoltën si të ‘djemve të lagjeve’; të përbuzurve të mëdhenj, duke e pëcjellë ‘kortezhin’ e të revoltuarve përtej përplasjeve të zakonshme qeveri-opozitë.
Mendoj se këto dy kënde kanë qenë më të drejtat, apo më të ndershmet, në shtypin shqiptar, tradicional dhe elektronik.
Projeksonit se çka ndodhte bulevardit, rrugëve dhe rrugicave të Tiranës, nuk ishte gjë më shumë se skërmitja e vjetër për pushtet e tre blloqeve politike, një agjendë e shtyrë me forcë përpara në media nga qeveria, nuk i shpëtoi as zonja e parë e Ambasadës amerikane, Yuri Kim.
Dashur pa dashur, ajo i shërbeu narrativës kryesore që pompohet nga media proqeveritare e Tiranës. Nuk është animi, shpresoj dhe besoj i paqëllimtë i zonjës Kim, që e bën të pavend reagimin e saj, se sa ideja, poshtëruese për të gjithë ata që marrin frymë jashtë mushkërive të politikës, se oksigjeni i Shqipërisë gjendet vetëm në bombolën PS-PD-LSI.
Kjo e trysnon atë pakicë të tkurrur që mundohet të dalë jashtë repertorit të ligjërimit të grupeve të mëdha politike dhe ekonomike në vend.
Ambasadorja amerikane bën pikërisht të kundërtën e premtimit me të cilin, si ajo ashtu edhe paraardhësit e saj vijnë në Tiranë: zgjerimi i hapësirës demokratike, pavarësimi prej oborreve politike, zëvendësimi i oborrtarisë me mendimin kritik.
Ajo që duhet theksuar, dhe çka i bën njerëzit ‘të vihen në rresht’ pas qasjes amerikane, ka të bëjë me perceptimin se ‘Rruga e Elbasanit e di’, ‘ata kanë info të sakta kush i organizon protestat etj’. Kjo lloj garancie që sjellin amerikanët e bën ndërhyrjen e tyre më ligështuese dhe më të ‘anshme’. Vlen gjithashtu theksimi i faktit se, në komunikatat për shtetasit amerikanë që të kenë kujdes, nuk nënkuptohet se demonstratat janë politike, por vetëm si kërcënime potenciale. Ky ‘politizim’, i munguar këto ditë, ka qenë i qartë në rastet e mëparshme, kur protestat i ka thirrur opozita.
Një spikamë tjetër, që duhet kujtuar, ka të bëjë me angazhimin civik të Ambasadës amerikane. Kujtoni, për shembull, Act Now të ish-ambasadorit Arvizu i cili ftonte të rinjtë të angazhoheshin dhe të merrnin në dorë fatet e veta. Një kujtesë që vlen për zonjën Kim, është se partitë politike këtu te ne janë ‘punëdhënësit’ më të mëdhenj në vend. Falangat e tyre protestuese, që derdhen shesheve sa për njërën ashtu dhe tjetrën pale, nuk janë më shumë se reparte të gatshme për të zënë një vend pune kur e kuqja apo bluja të vijnë në pushtet. Disa mjaftohen me një vend përtacie, ku marrin një rrogë pa bërë asgjë- vetëm duke dhunuar të drejtat e hallexhinjve, ndërsa më të ‘sofistikuarit’ luftojnë për vende drejtorësh në dogana, tatime etj., ku bëhen paratë me thasë.
Sa herë që në Shqipëri ka kryengritje jashtë radhëve partiake, siç duket se është rasti i revoltës për vrasjen e Klodianit, ato duhen inkurajuar. Futja e tyre në ‘thesin e partive’ e dekurajon pavarësinë e grupeve jopartiake dhe ndërpret fijet e demokracisë pjesëmarrëse.
Siç thuhet në Amerikë: ‘put your money where your mouth is’. Këtë herë në të kundërt për zonjën Kim: “put your words where your money is’.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38