
Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Athinë
E paditi në SPAK, Balla i përgjigjet Bardhit: Behu gati PD-ja e Elbasanit se do ju kallëzojë Gazi për tradhti
KQZ miraton elemente teknikë se si do të jetë fleta e votimit në 25 prill
U largua nga lista finale e koalicionit me Bashën, sqaron Mustafa Lici

nga Kostana Morava
Pas dorëheqjes së ministrit të Brendshëm, Ilva Tare pyeste gazetarin e terrenit (ai ndodhej pranë urës në Bllok) se çfarë kërkojnë tani protestuesit? Gazetarja në studio pyeste me qëllim për të kuptuar a iu kishte shkuar lajmi i dorëheqjes protestuesve. Në të njëjtën kohë çudia e saj me përshkallëzimin e protestës tregon se shumë nga ne i kanë bërë llogaritë gabim këtë herë.
Më herët e në vazhdim ndoqa me vëmendje protestën dhe fokusi ishte padiskutim te sjellja (taktikat) e paparashikuar e protestuesve, si për Policinë ashtu edhe për ne si spektatorë.
Që nga shpërndarja që bënë në qytet, mënyra si e treguan revoltën e tyre dhe dhuna ndaj objekteve, më bëri të shtangem. Nuk u shtanga nga dhuna, se ajo ishte minimumi i shprehjes së zemërimit, por kishte diçka që nuk i ngjante më protestave të shoqërisë civile+forumeve partiake.
Qytetin e morën djemtë e lagjeve! Më në fund.
Nuk kam asgjë kundër tyre, madje ruaj respektin më të madh, edhe pse s’i njoh nga afër. Nuk guxoj kurrë që nga kolltuku i rehatshëm i shtëpisë time t’i gjykoj me epitete, siç bënë shumë të nxituar e mendjelehtë vërdallë.
Por mundohem t’i kuptoj, ta shoh nga sytë e tyre.
Janë një brez i ri, i lënë në qoshe të lagjeve. Kanë krijuar fraksionet e tyre prej kohësh, por ne këtu ‘sipër’ nuk i dimë e nuk i njohim si funksionojnë. Nuk ua dimë ëndrrat, planet, qëllimet. Mjaftohemi duke thënë që ‘duan t’i arrijnë gjërat lehtë’.
Veç të gjitha problemeve që i shoqëron në rritjen e tyre, këta djem po rriten në një mungesë ekuilibri social.
Ajo që dua të theksoj është se disa nga këta djem kanë përjetuar eksperienca të hidhura me Policinë që në adoleshencë. Jo gjithmonë për fajin e tyre.
Në të kaluarën, shumë prej tyre janë shoqëruar për verifikime në komisariate mqs nuk kishin kartë identiteti me vete. Janë dhunuar kot nga policë që ndjehen superiorë pa asnjë të drejtë. Janë diskriminuar nga Policia që duhet t’i bëjë të ndjehen të sigurt. Dikush tjetër, për shembull, është shoqëruar se është kapur me ndonjë cigare hashash që e pinte te cepi lagjes. Ndonjë tjetër pas ndonjë sherri në lagje ose shkollë. Ka patur raste që nga dhuna e policëve kanë humbur edhe jetën brenda rajonit.
Në thelb këta djem janë rritur me urrejtje ndaj Policisë. Dhe nuk kanë faj.
Ata nuk janë kriminelë, por janë trajtuar si të tillë ndërsa kanë parë kriminelët të largohen në paqe nga skenat e krimit. Ama nuk janë as pa precedentë. Precedentët e tyre më së shumti janë rebelimet ndaj shtypjes.
Ata kanë vuajtur mbi kurriz paaftësinë e Policisë shqiptare, e cila duhet të na mbrojë edhe nga vetja e saj.
Ata janë pra ‘djemtë e lagjeve’ që në një shoqëri të padrejtë si e jona mbeten të papërfaqësuar, të gjykuar keq dhe paragjykuar si ‘djemtë e këqij’.
Madje, ua kemi bërë ne ta besojnë se ata janë ‘djem të këqij’.
Ama janë po këta djem që, fjala bie, një vajzë të lagjes do e mbronin me trup nëse dikush do e kërcënonte. Janë këta djem që mes tyre flasin për sedrën dhe e kanë të shenjtë ndërsa ju duhet të konfirmojnë ‘suksesin’ përballë tre grupeve.
Djemve që mësojnë në shkollë e janë punëtorë, djemve që shiten si militantë dhe nuk i njohin konceptet e ‘sedrës’, ose atij që quhet ‘dinjitet’ dhe djemve kriminelë të vërtetë. Këta djem kanë kaq shumë guxim.
Këtyre djemve iu është vrarë një shok. Një djalë i mirë që kohën më të madhe e kalonte në lagje.
Tani ata e kanë çështje personale me Policinë.
Mbase Ilva dhe disa ‘mjeshtra debati’ ende nuk e kanë kuptuar çfarë po ndodh. (Mbase edhe sepse nuk e kanë konsideruar kurrë ekzistencën e tyre.)
Unë arrita të pyes një prej tyre. Kjo është një pjesë e bisedës.
-Dolët në protestë?
-Po.
-Po kush iu organizoi?
-Asnjë.
-Po pse dolët?
-Pse s’të duket se duhet me dal?
-Po mqs s’keni dalë ndonjëherë, ndaj pyes?
-Se gjithmonë kanë dalë për politikë, këtë herë është ndryshe.
Shoqëria civile, me gjithë respektin, duhet të hapë pak krahun tani ose minimumi t’i mbështesë pa protagonizëm.
Ditari politik









Të fundit





Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
27 Shkurt 2021, 09:17
Deklaratat e Kurtit për bashkim me Shqipërinë, reagon Rusia: Jemi të shqetësuar
27 Shkurt 2021, 09:06


Politika e jashtme gjermane: Ç'pamje do të ketë ajo me Laschet dhe Söder?
27 Shkurt 2021, 08:20
Topalli: Berisha është opozitar i fortë, por s’flas për ata që e kanë dorëzuar karrigen
26 Shkurt 2021, 22:55

Lezha dhe Durrësi mbulohen nga mjegulla, ç'thotë shërbimi meteorologjik
26 Shkurt 2021, 22:06
Bejtja: Nëse Basha bën koalicion me Ramën, do ishte tradhtari më i madh
26 Shkurt 2021, 21:55
Merkel refuzon të vaksinohet me "Astrazeneca"
26 Shkurt 2021, 21:48
Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Athinë
26 Shkurt 2021, 21:26

Nicole Kidman pëlqen të veshë këto dy tendenca në 'Golden Globes'
26 Shkurt 2021, 21:03
"The Crown", trillim apo i vërtetë? Si përgjigjet Harry
26 Shkurt 2021, 20:44

Aksident me vdekje te "Rruga e Kombit", trajleri përplas dy makina
26 Shkurt 2021, 20:43
COVID-19 ja u merr jetën brenda 24 orëve dy vëllezërve nga Mati
26 Shkurt 2021, 20:23
Pas divorcit, Kelly Clarkson shkroi 60 këngë
26 Shkurt 2021, 19:55
Kryemadhi: Marrim 100 mandate më 25 Prill, kam frikë se PS s'do të dalë as e treta
26 Shkurt 2021, 19:49